Kosova

Kundërkorrupsioni heton ish-ministrin Ismajli

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur të hetojë rikthimin e ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik në KOSTT, shkruan sot Koha Ditore.

87814300_87822300-e1419493051696-662x388Por, kjo agjenci nuk ka pranuar të japë informata shtesë, duke thënë se për këtë rast në të ardhmen do të publikohet vetëm vendimi i AKK-së.

Gazeta ka raportuar se si Fadil Ismajli është rikthyer në KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu) pas 18 muajve, periudhë kjo kur ai ushtroi detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Kreu i AKK-së, Hasan Preteni, ka thënë të kenë pranuar informatën për kthimin e Fadil Ismajlit në KOSTT dhe për nisjen e hetimit. “Ligji përcakton se procedura e trajtimit është e mbyllur për publikun. Publik bëhet vetëm vendimi”, ka thënë Preteni.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë të mos jenë në dijeni nëse Ismajli është rikthyer në KOSTT.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button