Politika

Kundërsulmi i Nishanit: Po kthehen nostalgjikët, të hapen dosjet

Përkujtimi i “Tetorit gjerman” prej 25 vjetësh, kur mes dy Gjermanive ra perdja e hekurt ideologjike, është momenti i reflektimit të gjithë Europës Lindore për raportin e saj me të kaluarën komuniste.
Për Presidentin Nishani, i përfshirë së fundmi në debatin historik, por edhe politik të dekorimit të disa ballistëve, ishte momenti më i mirë për t’ju përgjigjur sulmeve ndaj tij nga e majta.
“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqiperia nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet se sigurimit të shtetit në Shqipëri nuk janë ende të aksesueshme dhe lustracioni as që merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist, po rikthehen fatkeqësisht dukshëm e shpesh të kamufluara me elementë artistikë”, deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti Nishani e thelloi sulmin e tij ndaj kritikëve.
“Klasa politike shqiptare sot ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës të viteve 1996-2006”, shtoi ai.
Debati duket se vjen sërish në një moment delikat, kur raportet mes lindjes dhe perëndimit janë acaruar, sidomos pas ashpërsimit të linjes ruse në ballkan. Ndonëse presidenti nishani këtë nuk e tha, përmendja e termit nostalgjik prej tij, duket së më shumë sesa me komunizmin e dikurshëm, lidhej me aktualitetin e sotëm.
“Shtimi i zërave nostaligjikë, shpeshherë dhe nga politikanë në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button