Ekonomia

Kur Mali i Zi promovon turizmin dimëror….

Turizem 2017Nga Ded Kola

Dy herë në vit Agjencia Kombëtare Turistike e Malit të Zi, zbret në Tiranë për të promovuar turizmin e shtetit fqinjë. I pari është për sezonin veror, kurse i tanishmi i zhvilluar ditën e martë në hotel “Tirana-Internacionbal”  është për sezonin dimëror, si gjithnjë në bashkëpunim me ambasadën e këtij vendi në Tiranë. Prezantohet ofertën turistike për sezonin dimëror, çka natyrisht na vë ne mendime dhe është një mësim për strukturat tona turistike që nga Agjensia Kombëtare e Turizmit  e deri  tek ministria jonë e turizmit e cila parapëlqen panairet ndërkombëtare të turizmit duke mos pare këtu me afër, në shtet fqinjë siç bëjnë malazezët, të cilet kanë turistë vjetor sa trefishi i popullisë së këtij vendi duke renditur këtë si degën kryesore të ekonomisë.

Përmes një konference për shtyp, operatorët turistike dhe shtypi i pranishëm  u njoh me ofertën e shumëllojshme dimërore që paraqet Mali i Zi. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha theksoi në fjalën e tij se “Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë patur një ndikim pozitiv edhe në numrin e madh të vizitorëve shqiptarë drejt brigjeve por edhe maleve malazeze, Mali i Zi ka një turizëm të zhvilluar dimëror dhe afërsia gjeografike është një faktor stimulues për turistët shqiptare”.

aaLjiljana Çukiç, përfaqësuese e Agjencia Kombëtare Turistike e Malit të Zi,  thotë se: ““Veç aktiviteteve të zakonshme, që kanë të bëjnë me skiimin dhe skiimin nordik, këtë vit kemi përfshirë edhe disa aktivitete që kanë të bëjnë me shpirtin e aventurës, që shqiptarët mund ta kenë. Ata mund të kënaqen me pistat e skiimit ‘offroad’, ecje me shputa bore dhe aktivitete të tjera”. Ajo flet edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve nëpërmjet paketave të përbashkëta turistike. “Besoj te shkëmbimi i përvojave dhe njohurive, e përmes kësaj mund të krijojmë paketa të përbashkëta dhe t’ua ofrojmë tregjeve të treta, më të largëta, që janë të interesuara të kalojnë pushimet në rajonin tonë”, tha më tej Ljiljana Çukiç.

Sipas përfaqësueses së Agjencisë Kombëtare Turistike të Malit të Zi, ky vend fqinje është në kulmin e sezonit dimëror turistik dhe shqiptarët mund të gjejnë oferta në akomodues privat në vlerë mjaft tërheqëse. Turizmi përbën degën kryesore ekonomike të vendit fqinj, që deri në tetor-sipas Organizatës Kombëtare të Turizmit malazez,  e kanë vizituar një milion e 500 mijë turistë, prej të cilëve 30 mijë janë shqiptarë. Vitin qe shkoi, numri i turistëve shqiptarë që vizituan Malin e Zi ishte 16 % më i lartë se në vitin paraardhës, vitin 2013.

Gëzim Hajdinaga, i cili ka qënë për disa vite edhe kryetar i Komunës së Ulqinit,  thotë se “turistët shqiptar janë më të shumtët që vizitojnë Malin e Zi”. Sipas tij, kjo vjen për shumë arsye ndër të cilat, “oferta e mirë, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke bërë që edhe mes popullsive të ketë një komunikim më të mirë, ndaj dhe vizitorët nga Shqipëria e ndiejnë veten mirë dhe rikthehen drejt brigjeve e alpeve malazeze”. “Mali i Zi i kushton rëndësi turizmit sepse turizmi është dega ekonomike kryesore dhe të ardhurat kryesore vijnë nga turizmi”, deklaroi Hajdinaga. Lidhur me paketat e përbashkëta turistike, Hajdinaga tha se: “Shqipëria ka bukuri natyrore dhe është në një hap me të tjerët në këtë drejtim dhe se do të jetë konkurente, por qeverisë shqiptare duhet të punojë më shumë në këtë drejtim duke qenë se janë mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit dhe vendit”.

Mali i Zi ka shume pika atraktive per zhvillimin e turizmit dimeror. Kolashini eshte nga me te degjuarat. Ai, përveç hoteleve dimërore dhe gastronomis tradicionale,  ofron kapacitete infrastrukturore për 5500 skiatorë në orë dhe ka 17 km pistë skijimi, etj. Por nga më dëgjuarat është Zhabjaku, me qëndrën e skive Javorovaça e cila në vitin 1974. Zhabljaku, është pjesë e Parkut Malor Kombëtar të Durmitorit, park që është i mbrojtur nga UNESCO.  Në Zhabljak gjatë sezonit turistik dimëror ka 85 deri në 100 mijë turistë, ku 30 mijë në dimër. Zona e Zhabljakut, preferohet për qendrat e skive, dhe sportet ekstreme, ka 8 liqene natyrorë, 5 kanione, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button