Kurti: Qëndrimet rreth kushteve janë përafruar, Presidentja u tregua si një gazetare
Vetëvendoje nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet e saj për ta mbështetur Qeverinë e ardhshme. Qëndrimet rreth kushteve të tyre janë përafruar.
Nuk mendoj që këtu bëhet fjalë për kurrfarë inatesh. Në fakt këtë fjalën inate e dëgjoni më së shumti nga goja e njerëzve të PDK-së, asnjëherë nga VV apo nga koalicioni LDK-AAK-Nisma. Nuk e duam Listën Serbe në Qeveri sepse nuk i duam së pari as në Kuvend, pasi ata janë peshqesh i kryeministrit në ikje.
Presidentja kur iu drejtua kushtetueses u tregua si një gazetare që ia dërgon pyetjet për intervistë, ku mungonte vetëm një, që ta pyeste se kush është ajo në të vërtetë. Në vitin 2027, Kosova bëhet anëtar e BE- në dhe ne duhet të fillojmë të punojmë qysh tash për atë vit, thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se koalicioni i LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes është i natyrshëm, pavarësisht se kritikat e tij kanë qenë jo të vogla si për LDK-në ashtu edhe për AAK-në.
“Mund të them se ne parim e në përgjithësi për çështjet ekonomike të Kosovës, përkatësisht konstatimet tona dhe kontestimet tona të privatizimit të këtij që është bërë në Kosovë jemi në një vijë dhe në këtë aspekt jemi dakord që të ketë një ligj të veçantë për Trepçën, jemi dakord që disa prej privatizimeve të rishikohen dhe jemi dakord që mos të vazhdohet me privatizime të tilla…Ndërsa, sa i përket pjesës politike, aty kemi përafrime, kemi edhe dakordime, mirëpo meqenëse jemi në ecje e sipër në bisedime unë nuk kisha dashur të paragjykoj asgjë, edhe pse m und të jetë që nuk e shohim në mënyrë identike diferencën midis nesh. Ajo që mund të them tash për tash është se jemi shumë afër në qëndrime e qëllime, por dallojmë ca me shumë sa i përket shprehjeve dhe formulimeve të atyre qëndrimeve e atyre qëllimeve”, tha Kurti.
Kurti tha se nuk dëshiron ta paragjykojë rezultatin e takimit të së hënës, duke konfirmuar se kanë saktësuar katër elemente kryesore.[yop_poll id=”2″]
“I pari është një hetim parlamentar për dialogun e deritanishëm, meqenëse aty jo vetëm që nuk pati parime por as transparencë…Elementi i dytë shumë i rëndësishëm është që të dërgohet marrëveshja e vitit të kaluar, si rezultat i dialogut teknik e politik në Komision e Venedikut në mënyrë që shikohet kushtetutshmëria dhe përputhja me standardet evropiane dhe të drejtat e njeriut. Komisioni i Venedikut është ai që vlerësimin dhe inkurajimin ndërmjet ligjit. Elementi i tretë është dialogu me serbët e Kosovës, jo brenda kornizës brenda pajtimit dhe për hatër të pajtimit, por brenda kornizës së zhvillimit dhe për hir të zhvillimit…Dhe e fundit por jo me pak i rëndësishëm, dialogu deri më tani është zhvilluar në Bruksel brenda sektorit të komisionit evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ne duhet të zhvendosemi tek departamenti për zgjerim”, tha Kurti.
Edhe pse Vetëvendosje gjatë gjithë kohës ka akuzuar LDK-në për korrupsion në komunën e Prishtinës, madje ka dërguar dhjetëra lëndë në prokurori, derisa AAK-në, Kurti e pati quajtur edhe parti të haraçit, është duke biseduar pikërisht me këto parti që të hyjë në qeveri, edhe pse thotë se krejt ato që i kanë thënë për to qëndrojnë ende, pasi nuk janë duke bërë negociata pse e duan njëri- tjetrin por për të mirën e Kosovës.
“Ne nuk jemi në këto bisedime për shkak se e duam njëri tjetrin, ne jemi në këto bisedime sepse bisedimet janë të nevojshme për Kosovën. Pra, nuk jemi këtu që të bëjmë diçka tjetër përveç se ta shpëtojmë shtetin nga pushteti. Natyrisht se ne kemi bërë shumë kritika dhe akuza dhe ato qëndrojnë, por edhe këto partitë tjera kanë thënë gjëra të rënda për neve, por unë këtu them që ekziston një parti që e ka kapur shtetin dhe kjo parti nuk është as LDK-ja, as AAK-ja as Nisma por është PDK-ja”, theksoi Kurti.
Pavarësisht kësaj, Kurti thotë se nuk i kanë zbritur kushtet e tyre për të hyrë në Qeveri, apo edhe për ta mbështetur nga jashtë këtë qeveri, pasi nëse i plotësojnë kriteret e tyre ata do ta mbështesin atë qeveri.
“Në momentin që Kosova si shtet nuk do të vazhdojë gjurmëve të Thaçit sa i përket privatizimit neo liberal dhe dialogut me Serbinë, por do ta ridimensionojë subjektivitetin e vet karshi Serbisë dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, atëherë mund të themi se bëhet fjalë për një kurs të ri shtetëror dhe VV është e gatshme që ta mbështesë një qeveri me mandat të kufizuar për shpëtimin e shtetit. Pra, duhet një herë që këto kushte, për mos rifillimin e këtij dialogu të Thaçit dhe mos vazhdimin e privatizimit të Thaçit që ta bëjmë aktualitet dhe asisoj do ta kishte mbështetjen tonë. Por jo vetëm mbështetjen. Ne do të kalojmë në fazën e tretë të bisedimeve ku qeveria e re do të mund të ketë edhe pjesëmarrjen tonë, por për këtë gjë duhet të biem dakord në fazën e tretë”. tha Kurti.
Ai e quan këtë koalicion si të natyrshëm dhe jo për inate ndaj PDK-së, por ta shpëtua r shtetin që është kapur nga kjo parti.
“Nuk mendoj që këtu bëhet fjalë për kurrfarë inatesh. Në fakt këtë fjalën inate e dëgjoni me së shumti nga goja e njerëzve të PDK-së, asnjëherë nga VV apo nga koalicioni LDK-AAK-Nisma. Ne jemi këtu për hir të Kosovës dhe shumica dërmuese e qytetarëve nuk kanë votuar për PDK-në por jo vetëm kaq, shumica dërrmuese e këtyre qytetarëve që nuk kanë votuar për PDK-në janë kundër PDK-së”, thotë Kurti.
Kurti thotë se ende nuk kanë biseduar për postet eventuale që do t’u takonin, derisa nuk ka dashur të komentojë nëse do të jetë ministër i Ramush Haradinajt ose jo.
“Faza e tretë e bisedimeve nuk është hapur as në takimin e djeshëm as në takimi n e 19 qershorit e as në takimet që kemi pasur bilaterale me krerët e LDK-së AAK-së dhe Nismës. Çështja e posteve e pozicioneve nuk është fare në fokusin tonë”, tha ai.
Ai ka lënë të kuptohet se kusht për të hyrë në Qeverinë e ardhshme me kryeministër Haradinajn, do të jetë edhe Lista Serbe, për të cilën Kurti thotë se nuk duan ta shohin as në Kuvend, e lere më në qeveri, pasi sipas tij, Lista Serbe vazhdon të mbetet sinonim i Serbisë brenda Kosovës dhe si e tillë ajo nuk paraqet diçka të tolerueshme dhe të pranueshme për ta, por, Kurti thotë se ata janë aty peshqesh nga kryeministri në ikje.
“Natyrisht që ne nuk i duam ata në qeverisje, sepse nuk i duam së pari as në Kuvend, por po them ata janë peshqesh i kryeministrit në ikje, dhe ne do ta themi këtë qe po e them këtu edhe kur të vijë puna të faza e tretë e bisedimeve të cilën se kemi filluar ende”, theksoi Kurti.
Kurti ka komentuar edhe letrën që presidentja i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenet 95 dhe 84, se kujt i takon mandatari për formimin e Qeverisë, ku Gjykata dha dje vendimin. Sipas tij, presidentja në këtë rast u tregua si një gazetare që ia dërgon pyetjet për intervistë kryetarit të Gjykatës kushtetuese, ku nuk kishte lënë asgjë pa e pyetur, ku mungonte vetëm një, që ta pyeste se kush është ajo në të vërtetë.
“Presidentja e kishte bërë një pyetësor të gjatë aty, aq të gjatë thuajse është një gazetare e cila po ia dërgon paraprakisht pyetjet e intervistës kreut të Gjykatës Kushtetuese. Nëse dikush e lexon ato pyetje nuk mund ta besoj se ato janë të një presidenteje të një shteti. Në anën tjetër aq shumë dilema kishte ngritur presidentja sa që mungonte vetëm një pyetje e fundit, a thua vallë kush jam unë. Pra nëse ke gjithë këto dilema, si mund të jesh e sigurt se mund të jesh presidente. Mendoj që ato dilema ishin çështje të redundancës e të autologjisë, e jo me të vërtetë dyshime mbi frymën apo germen e kushtetutës”, tha Kurti.
Ai ka bërë edhe një përshkrim se si gjendet Kosova tani, që sipas tij, marrëdhënia e shqiptarëve me pushtetin ishte sikurse ajo e të burgosurit me të gardianin që e torturon të burgosurin, derisa në kohën e UNMIK-ut dhe tash EULEX-it janë sikurse në spital, ku marrëdhënia nuk është më i burgosur me gardianin por pacienti me mjekun.
Kreu i VV-së thotë se ka nevojë të dalim edhe prej kësaj marrëdhënie, për një marrëdhënie tjetër me Brukselin, atë marrëdhënie sikurse studenti me profesorin ku secili që e regjistron vitin e parë të gjimnazit apo çfarëdo shkolle të mesme, e dinë që i duhen katër vjet për shkollë të mesme, tre për bachelor, dy për master dhe katër për doktoraturë, gjithsejtë 13 vjet, dhe sipas Kurtit, BE-ja duhet t’ua thotë atyre që në vitin 2027, Kosova bëhet anëtar e BE- në dhe ata të fillojnë të punojnë qysh tash për atë vit.