🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,712 ▲0.54%
DOW 51,421 ▲0.14%
NASDAQ 27,045 ▲0.92%
NAFTA 90.60 ▲1.36%
ARI 4,213 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,120 ▲ +0.3% ETH $2,695 ▼ -0.71% XRP $1.5089 ▼ -2.83% SOL $119.7300 ▼ -0.72%
S&P 500 7,712 ▲0.54 % DOW 51,421 ▲0.14 % NASDAQ 27,045 ▲0.92 % NAFTA 90.60 ▲1.36 % ARI 4,213 ▲0.79 % S&P 500 7,712 ▲0.54 % DOW 51,421 ▲0.14 % NASDAQ 27,045 ▲0.92 % NAFTA 90.60 ▲1.36 % ARI 4,213 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Opinion

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

Nga Artur Ajazi

Po flitet shumë sot, sidomos opozita e shkërmoqur, se “u cenua siguria kombëtare, u shkatërrua SHISH, u ekspozuan të dhënat e shqiptareve”.

Plot fjalime dhe mallkime nga Sali Berisha, i cili mbetet shkatërruesi kryesor i shërbimit sekret në Shqipëri. Ishte viti 1992, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet me “çekun e bardhë” me “premtime imagjinare dhe bombastike”, aq sa shumica e shqiptareve thonin se “ja tani mbaruan vuajtjet tona, na erdhi në pushtet partia e bollëkut dhe mbarësive”.

Por shumë shpejt do të zhgënjeheshin, kur me një urdhër të posaçëm dhe “top-sekret” të Sali Berishës, Brenda 24 orëve u flakën në rrugë 2400 punonjësit e shkolluar, agjentë të llojeve të ndryshe, të cilët kishin ngritur një rrjet të përsosur informatorësh brenda dhe jashtë vendit, që siguronin materiale të bollshme për sigurinë kombëtare. Nuk po flas për ata “sigurimsa” që merreshin me përgjimet e qytetareve, por për ata djem të shkolluar që kryenin detyra aq të vështira në profile të ndryshe në shërbimin sekret.

Shkatërrimi i çdo linje dhe strukture të ngritur nga ish-specialistët e shkolluar edhe jashtë shtetit, ishte goditja më fatale ndaj shërbimit sekret. Brenda 60 ditëve, ata u zëvendësuan me mediokër me 8 klasë, militantë të PD, arsimtarë pa lidhje fare me shërbimin sekret. Mjafton të përmendim se, edhe shefi i SHIK-ut, ishte mësues matematik-fizike. Sali Berisha e kishte mision shkatërrimin jo vetëm të ekonomisë, por edhe të ushtrisë, policisë dhe veçanërisht të shërbimit sekret. Nën moton “të largojmë sigurimsat nga SHIK-u, Berisha në fakt po kryente spastrimet e duhura, sipas një plani dhe misioni të servirur nga padronët e tij.

Shkatërrimi shërbimit sekret, i zbuluesve dhe kundërzbuluesve, ndërprerja e çdo linje dhe lidhjeje me informatorët tanë jashtë vendit, ishte fatale. Trazirat dhe drama e vitit 1997, ku u shkatërrua shteti brenda 24 orëve, ishte pikërisht pasojë e shkatërrimit të shërbimit sekret. Agjentët e SHIK-ut, 50 për qind arsimtarë dhe 50 për qind mediokër të zbritur nga malet dhe katundet e Shqipërisë, nuk e kishin idenë fare dhe nuk kishin arritur të merrnin asnjë informacion lidhur me situatën e krijuar. Ata fatzinj, i përdori Berisha për të shtypur protestat në Vlorë, Fier, Berat, Kavaje, Cërrik, dhe kudo, nga ku shumica e tyre humbën jetën nga padituria.

Viti i zi 1997, ishte treguesi më i qartë, se ku ishte katandisur shteti prej letre i Berishës. Ishte dëshmia më e gjallë, se si katandisen fatet e shtetit dhe kombit, kur pushteti bien e duart e pocaqive, dhe analfabeteve. Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke mos përjashtuar zbatuesit e urdhrave të tij, mbeten mëkatarët e pandëshkuar nga ligji dhe drejtësia, lidhur me shkatërrimin e Shqipërisë, dhe ku natyrisht shkatërrimi i shërbimit sekret, mbetet krimi më madh i tyre. Nuk është fjala këtu “për të mbrojtur Sigurimin e Shtetit”.

Po flasim për shërbimin real sekret, të Shqipërisë, që e ka detyrim ligjor sigurinë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.