Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 99.68 ▼1.33%
ARI 4,570 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,381 ▼ -1.1% ETH $2,145 ▼ -2.02% XRP $1.3901 ▼ -2.02% SOL $85.2500 ▼ -1.32%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 99.68 ▼1.33 % ARI 4,570 ▲0.18 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 99.68 ▼1.33 % ARI 4,570 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
roze

Kush është Dara që çoi Eurovisionin në Bullgari dhe historia e dashurisë me mjekun

Dara, fituesja e madhe e Eurovision 2026, e cila përfaqësoi Bullgarinë me këngën “Bangaranga”, spikati me performancën e saj, por diçka që nuk kaloi pa marrë vëmendje ishte përqafmi dhe puthja me bashkëshortin e saj.

Ervin Ivanov, mjek në Bullgari, duket se ka qenë dhe motivi i Darës për të konkurruar në shtetin e saj për Eurovisionin, gjë që rezultoi dhe në fitore.

Pas shpalljes së fitores, mes çiftit pati shkëmbime përqafimesh dhe puthjesh, të cilat u bënë menjëherë virale.

“Dua ta falënderoj burrin tim sepse ai ishte personi që më shtyu të vija në Eurovision. Në fillim nuk isha e sigurt nëse doja të vija apo jo, sepse kisha ankth dhe dyshime në vetvete dhe ai ishte personi që më shtyu dhe më tha, ‘duhet të shkosh në Eurovision tani, duhet të shkosh, të marrësh telefonin, t’u thuash atyre se do të shkosh’. Për shkak të familjes sime, për shkak të tij dhe gjithë kësaj dashurie që kam në rrethin tim të artë, kjo është arsyeja pse jam këtu”, u shpreh Dara.

Kush është mjeku me të cilin është dashuruar Dara

Burri i saj 35-vjeçar nuk është nga industria e muzikës, por ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat bullgare për shkak të marrëdhënies së tyre. 

Ervin Ivanov është aktiv në fushën e zhvillimit dhe kërkimit inovativ të barnave në Farmakologji dhe Toksikologji, me specializim në kimioterapi dhe terapi të synuara. Sipas CV-së së tij, kërkimi i tij më i fundit përqendrohet në kanabinoidet dhe substancat e tjera aktive me origjinë natyrore, si dhe modifikimet e tyre.

Dara ka folur publikisht për marrëdhënien e tyre dhe rolin që Ivanov luajti në jetën e saj , duke vënë në dukje në një intervistë të mëparshme se burri i saj e ndihmoi të kapërcente pasiguritë personale dhe të shihte kuptimin e marrëdhënieve dhe jetës familjare ndryshe.

“Si fëmijë e prindërve të divorcuar, i thashë vetes: ‘Epo, këto përrallat e Disney-t për princeshat dhe princat nuk janë të vërteta’. Më duhej shumë kohë që të isha në gjendje ta shëroja atë plagë tek vetja. Ditën që takova Ervinin, e dija se ky ishte burri im dhe do të martohesha me të”, u shpreh ajo.

Çifti u fejua në shkurt të vitit 2024, kur Ivanov i propozoi Dara-s për martesë në Tajlandë. Fillimisht ishte planifikuar që ata të martoheshin në të njëjtin vit, por ceremonia u zhvillua në verën e 2025-ës.

Kush është Dara

Këngëtare dhe kompozitare, 27 vjeç, por rrugëtimi i saj artistik nis që në fëmijëri.

Me prejardhje nga Varna, një qytet në bregdetin e Detit të Zi, Darina (emri i saj i vërtetë, Dara emri artistik) është rritur me muzikën në mënyrë obsesive. Ka ndjekur Shkollën Kombëtare të Arteve në Varna, ku u specializua për këndimin folklorik, gjë kjo që mund të habisë pas performances “Bangaranga”.

Vetëm në moshën 16-vjeçare, Dara u rendit e treta në “X Factor”-in bullgar dhe nënshkroi kontratë me një kompanitë më të mëdha në Bullgari e që atëhere ka publikuar këngë të shumta. Ajo ka qenë një nga mentoret e “The Voice of Bulgaria” dhe vitin e kaluar ka publikuar albumin e saj “ADHDARA”. Pas emërtimit të këtij albumi ka dhe një historik, pasi ajo është diagnostikuar me ADHD si e rritur. Albumi ka të bëjë me zotërimin e çdo pjese kontradiktore të jetës: kaosin, ndjeshmërinë, zjarin…

E pyetur përpara mbrëmjes finale se çfarë do të thoshte për të fitorja e Bullgarisë në Eurovision nëse do të ndodhte, Dara u shpreh se “Një fitore do të ishte në një dimension krejtësisht tjetër. Por dua të jem i sinqertë me ju. Fitorja do të ishte e jashtëzakonshme dhe unë do të garoj për të fituar, absolutisht. Por ajo që më motivon po aq shumë është ideja që Bullgaria të shihet. Vërtet e parë. Ne jemi një vend i vogël me një shpirt të madh kulturor, të lashtë, kompleks, kokëfortë në kuptimin më të mirë. Ne kemi një trashëgimi muzikore që bota mezi e ka njohur. Nëse “Bangaranga” mund të jetë kënga që e bën dikë në Mançester, Edinburg apo Brighton të nxjerrë telefonin dhe të kërkojë Bullgarinë, të kërkojë muzikën, bregdetin e saj, letërsinë e saj, njerëzit e saj, atëherë unë kam arritur diçka të vërtetë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.