ParlamentarePolitika

Kush është Edmond Leka, biznesmeni që vjen pas Kokëdhimës në parlament

Me largimin e Koço Kokëdhimës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në kuvend do të futet Edmond Leka. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, i pari në radhë rezulton ish kryetari i PS së Vlorës, që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Vlorës.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot t’i heqë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima pasi akuzohej për përfitim fondesh shtetërore edhe pasi mori mandatin e deputetit.

Edmond Leka është aktualisht kryetar i PS Vlorë, ndërsa mban edhe detyrën e drejtorit të portit.

Edmond Leka ka lindur në 14 mars të vitit 1964 në Vlorë, aty ku ka kryer edhe shkollën fillore, Naim Frashëri. Më pas është transferuar në Tiranë, ku fillimisht ka kryer Politeknikumin në degën specialist elektronik, ndërsa në vitet  1983- 1988 ka kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës në degën Inxhinier elektronik për industrinë, shkruan Lapsi.

Edmond Leka disponon edhe dimplomën për jurist, si dhe master i nivelit të parë jurist (e drejtë administrative).

Pas përfundimit të universitetit, prej vitit 1991 deri në vitin 1997, ka qenë në Greqi, ndërsa prej atij viti ka nisur punë si administrator pranë Aulona SHPK, kompani për shërbime publike. Në vitin 1999 krijoi kompaninë LINEA DEKOR, së bashku me ortakë të tjerë deri në vitin 2007, vit në të cilin është zgjedhur në krye të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë.

Në vitin 2010 ka marrë postin e nënkryetarit të bashkise Vlorë, post në të cilin qëndroi deri në vitin 2013. Aktualisht, prej një mandati është edhe kryetar i PS, Vlorë, ndërsa pas fitores së PS në zgjedhjet e 2013 është emëruar drejtor i institutit të sigurimeve shoqërore dhe me pas drejtor i portit, post të cilin mban aktualisht.

Edmond Leka është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Lista e deputetëve të PS, qarku Vlorë

EDI RAMA

VALENTINA LESKAJ

KOÇO KOKËDHIMA

LUIZA XHUVANI

FATMIR TOÇI

ANDREA MARTO

EDMOND LEKA

SHUAIP BEQIRI

MIRA SHEHU

SHEME LULO

SOKOL BANA

GENCI KOJDHELI

NEIME GJIKA

NORETA KALCUNI

INES STASA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button