Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,575 ▼0.09%
DOW 46,263 ▲0.12%
NASDAQ 21,826 ▼0.55%
NAFTA 92.19 ▲4.61%
ARI 4,416 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,924 ▼ -0.74% ETH $2,139 ▲ +0.17% XRP $1.4030 ▼ -2.52% SOL $89.8900 ▼ -0.43%
S&P 500 6,575 ▼0.09 % DOW 46,263 ▲0.12 % NASDAQ 21,826 ▼0.55 % NAFTA 92.19 ▲4.61 % ARI 4,416 ▲0.19 % S&P 500 6,575 ▼0.09 % DOW 46,263 ▲0.12 % NASDAQ 21,826 ▼0.55 % NAFTA 92.19 ▲4.61 % ARI 4,416 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Kush është Stevo Pendarovski? Kandidati për president i Maqedonise, nga LSDM-BDI

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i pushtetit pas takimit të sotëm me partitë nga koalcioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalcioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e idesë  për kandidat të përbashkët për president të shtetit. Në vazhdim ju paraqesim një biografi të kandidatit për president, Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë.

Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup dhe ish kandidat për President të Republikës së Maqedonisë.

Pendarovski pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përskaj kësaj, për tri vite resht ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.

Nga viti 2001 është emëruar shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.

Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara.

Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksioni aktual i tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.