⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.71 ▼0.11%
ARI 4,160 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,694 ▲ +2.07% ETH $2,492 ▲ +1.52% XRP $1.3837 ▲ +3.57% SOL $107.9200 ▲ +0.92%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Opinion

Kush gënjen dhe kush abuzon?

Nga ARTUR AJAZI

Kushdo që ka një makinë sot, shkon natyrisht 1 herë në javë ta mbushë me karburant. Në qytete dhe akset tona rrugore, pikat e karburanteve janë shtuar si kërpudhat. Dikush ka 25 vjet, dikush tjeter 2-3 vjet që e ka hapur aktivitetin e tij në fushë e shitjes me pakicë apo shumicë të naftës, benzinës apo dhe gazit. Shesin ato qindra e mijëra litra. E luhasin çmimin, e ulin dhe e ngrenë sipas qejfit, dhe sipas bursës nderkombetare. “Eshtë luftë, ne varemi nga lufta në Iran”- thoshte një ditë një pronari i një pike karburanti. Prej nisjes së luftës në Iran deri sot, jam i bindur se ISHTI-ja (Inspektoriati Shteteror Tekink dhe Industrial) nuk ka kryer asnjë kontroll mbi, cilesinë e naftes dhe benzinës, përputhjen me standardet, dokumentacionin teknik etj. prej afro 1 viti, (për të mos thënë prej 3 dekadash) shqiptarët po mbushin makinat e tyre me karburante të ngjyrosura, jashtë çdo standardi teknik, të paafrueshëm totalisht me karburantet e shitura në Rajon dhe Europe. Dhe e dini pse ? Sepse pronarët e pikave dhe kompanive të shitjes së karburanteve, janë kthyer në lubi, harbutër, nuk pyesin as shtetin, as ligjet, dhe as diskreditimin publik. “Kemi naftë greke 230 lekë litri, dhe naftë të zakonshme 195 lekë litri”- të thonë kur shkon të furnizosh makinën. Dhe ti, për të siguruar cilësinë e motorrit të makinës thua “ku vajti lata, të vejë edhe sëpata”, dhe zgjedh naftën greke, 230 lekë litri. Por ç’të shohësh. Pas 2-3 orësh makina të nxjerr shenjën “chekun”, nis të mos tërheqë, dhe krijon edhe probleme të tjera. Natyrisht thua me vehte “unë jam ok, naftë greke mora, po pse kjo gjendje me makinën”. Dhe kur shkon tek servisi, ustai të nxjerr pëfundimin se “fajin ta ka nafta zotëri”. Të nesërmen shkon dhe kërkon llogari tek pika ku u furnizove, një pike shitje karburantesh me “goxha emer”. Por atje të thonë “nuk ka shans, ne na vjen nga Greqia”. Kërkon monster, dhe bën krahasimin me naftën greke, të një tjeter pike shitjesh karburantesh. Ndryshon si nata me ditën. E para që më dha probleme, e ngjyrosur, e dyta ngjyrën e zakonshme. E para , aromë mazuti, e dyta aromë nafte bio. I thua vehtes “ku jam, ku po shkojmë, po na rrjepin nga paratë ditën me diell, ku je o shtet”. Tenton të telefonosh ISHTI-në, dalin , të dëgjojnë, të ajpin të drejtë, dhe duan “adresen ku e more naftën”. Çfarë gallate, shteti nuk e ditka se “me karburantet bëhen pisllëqe të tilla”. Madje të thonë se “ne kemi kryer kontrolle, çudi, megjithatë na thuaj zoteri, ku është kjo pika që u furnizuat ju”. Po pse, me këto shtruktura parazitësh dhe mediokrish do shkojmë në BE ne ? Po pse me këta analfabetë bio, do presim ne, të mbrojnë xhepat tanë nga hajdutët e karburanteve ? Si ka mundësi, që drejtori, sektorë dhe struktura që paguhen nga taksat tona, dhe që vijnë gjithë ditën vërdallë, të të kapur ndonjë lek nën dorë (KÇK), nuk bëjnë as kontrolle dhe as ndëshkime sipas ligjit, por e kanë lënë situatën të degradojë, sikur Shqiperia nuk ka shtet, ligje, dhe institucione ndeshkimore. Abuzimi me sasinë dhe cilësinë e karburanteve, mbetet krim pa ndeshkim. Mbetet vjedhja më e madhe që po u bëhet shqiptareve, hapur fare, dhe kjo nuk duhet toleruar më.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.