Kronika

Kushtetuesja pranon kërkesën e Shukri Xhelilit për rikthimin në detyrë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, i cili ka ankimuar vendimin e Kryeministrit Rama për shkarkimin nga detyra pas skandalit seksual.

Xhelili u përfshi në një video-skandal ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të vendit të punës.

Pas kësaj ngjarje, një ditë më pas Kryeministri firmosi shkarkimin nga detyra të Shukri Xhelilit, kurse Prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre e favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Xhelili nuk ka pranuar shkarkimin nga Qeveria dhe kërkon rikthimin në detyrë. Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë ka masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button