☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,132 ▲ +0.06% ETH $2,262 ▲ +0.65% XRP $1.3529 ▼ -0.2% SOL $84.7800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvend, opozita vijon bojkotin, Blushi-Gjiknuri replika për Zharrëzën

Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare të radhës pa praninë e opozitës, e cila po bojkoton veprimtarinë parlamentare prej gati dy javësh.

Ndërkohë debati për Zharrëzën është zhvendosur në Kuvend mes kreut të LIBRA-s Ben Blushi dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Ai ka akuzuar Blushin se dëshiron “të bëj pis mendjet e njerëzve”, teksa e quajti protestën e Zharrëzës të instrumentalizuar politikisht.

“Kur erdhe këtu (Blushit) në poezinë tënde të kishe gjetur një rresht të thoje një fjalë të mirë për këtë qeveri. Na dole delirant i fjalës së lirë apo interesave popullore të Zharrëzës duke bërë lidhje falso e duke nxjerrë në pah se ajo protestë e atyre pak njerëzve e instrumentalizuar politikisht nuk ishte asgjë tjetër veccse për t’i hedhur hije asaj që po bënte qeveria shqiptare mbi dy muaj. Disa të vërteta duhen thënë”, tha ministri Gjiknuri.

Ai sqaroi se situata degradoi pasi nuk ka pasur sizmiologë për të matur tronditjet e tokës në zonë dhe për këtë u blenë sizmografë për të monitoruar zonën.

Më herët, kreu i LIBRA-s Ben Blushi deklaroi se situata e Zharrëzës nuk është mbyllur. “Nuk besoj se Zharrëza u mbyll. Zharrëza do të përsëritet prapë para se të shkojmë në zgjedhje”, tha Blushi.

Ai prezantoi në Kuvend dy amendamentet e tij dhe të deputetes Mimoza Hafizi për zgjedhjet e ardhshme. E para për numërimin elektronik, dhe tjetra për transparencën e financave të partive në fushatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.