Kosova

Kuvendi i thotë “PO” rekomandimeve për RTK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet lidhur me punën dhe mbajtjen e punës së RTK-së, me 76 vota për, 2 abstenime dhe asnjë kundër.

kuvendi-i-thot-euml-ldquo-po-rdquo-rekomandimeve-p-euml-r-rtk-n-euml_hdRekomandimet e dala nga debati parlamentar i datës 26 mars lidhur me Radio Televizionin e Kosovës i ka lexuar deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke kërkuar kështu votën e deputetëve.

Rekomandimet e miratuara pas harmonizimit të qëndrimeve të grupeve parlamentare të gjitha subjekteve politike janë këto:

Kuvendi i rekomandon Auditorit të Përgjithshëm që të bëjë një auditim të detajuar rreth menaxhimit financiar të RTK-së.

Së bashku me shqyrtimin e raportit vjetor të RTK, të shqyrtohet edhe Raporti i Performancës dhe raportet financiare të RTK-së të hartuara nga Auditori i Përgjithshëm.

Pas shqyrtimit të raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij, Kuvendi do t’i ndërmerr veprimet siç përcaktohen me ligjet ne fuqi duke mos përjashtuare dhe krijimin e një komisioni parlamentar hetimor për RTK-në.

Të zbatohet Ligji për RTK-në, neni 8 nga pika 3 deri te pika 6, për përfaqësimin e programit për komunitetet jo shumicë jo serbe.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organ themelues i RTK-së, i kërkon Bordit të RTK-së si organi më i lartë mbikëqyrës, që urgjentisht të adresojë të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës.

Bordi i RTK-së, në veçanti duhet të shqyrtojë përjashtimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të sindikatës të punëtorëve të RTK-së dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore dhe për këtë ta njoftoj Kuvendin deri me 15 prill 2015.

Ndërsa në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje pas vdekjes së deputetit Velimir Rakiq.

Aktualisht deputetët janë duke votuar kandidatët për Avokat të Popullit, me votim të fshehtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button