Ekonomia

Kuvendi miraton 3 anëtarët e Keshillit Mbikqyrës së BSH-së

Kuvendi miratoi të mërkurën në seancën plenare e fundit për këtë sesion 3 kandidaturat për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Nga-seanca-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-2Kuvendi votoi Genti Sejkon me 111 vota pro, 7 kundër dhe 8 abstenime kandidaturë e propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës. Tonin Kola i propozuar nga Komisioni i Ekonomisë mori 82 vota pro, ndërkohë që Kuvendi votoi me 74 vota pro kandidaturën tjetër të Natasha Ahmetaj. Votimi i tre kandidaturave nga Kuvendi në seancën e sotme ]on në 8 numrin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, ndërkohë pritet të shqyrtohet edhe propozimi i kryeministrit për anëtarin e 9-të të Këshillit Mbikqyrës. Plotësimi e vendeve vakant në Këshillin Mbikqyrës i hap rrugën në janar edhe zgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button