☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi miraton me 75 vota buxhetin faktik 2014

Kuvendi miratoi në orët e para të së premtes (01:21) buxhetin faktik të shtetit 2014. Me 75 vota pro, 1 vote kundër dhe asnje abstenim deputetët e maxhorances miratuan pas 14 orë debatesh të forta pr/ligjin, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Në mbyllje të diskutimit në parim, ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se gjatë vitit 2014 ekonomia shqiptare shfaqi shenja përmirësimi, ku rritja ekonomike ishte në masën 2.1 %. Po ashtu, tha ministri, gjatë këtij viti u shlyen gjysma e detyrimeve per biznesin që mbaheshin në tetë vite. Gjithashtu, me këtë buxhet u arritën të shlyhen 5300 fatura dhe 1700 vendime gjykatash.
Ne 2014-n, vijoi Cani, u dyfishuan paratë për mirëmbajtjen e rrugëve, që eshtë një ndihmesë e madhe për rritjen e sigurisë rrugore. Po ashtu, sipas ministrit me fondet e buxhetit 2014, janë shlyer 4.3 miliardë detyrime të prapambetura për personat me aftësi të kufizuar.
Sa i takon shëndetesisë u hoq TVSH-ja e barnave, cmimi i te cilave eshte ulur me 30 për qind.
Gjatë seancës së sotme deputetët miratuan me 75 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim pr/ligjin “Për krijimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”. Kuvendi vendosi sot dhe per shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Po ashtu, séanca e sotme vendosi që deputetja Mesila Doda të jetë anëtare e komisionit të Cështjeve Sociale, ndërsa deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj do të jetë anëtar i përhershëm i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.