Politika

Kuvendi, seancë të posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit

Kuvendi zhvillon sot një seancë të posaçme në nderim të viktimave të Holokaustit. Kuvendi njofton se në mbështetje të urdhrit të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, do të zhvillohet seanca e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit. Koha në dispozicion sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve ishte 1 orë.

Në fjalimet përshëndetëse nisim me Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri, Edi Rama, dhe fjala e Kryetarëve të grupeve Parlamentare, per Partine Socialiste Tauland Balla, per Partine Demokratike Enkelejd Alibeu dhe Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu. Ne emer te qeverise foli ministrja per marrdheniet me parlamanetin, znj. Elisa Spiropali .

Amir Ohana, kryetari i parlamentit Izraelit ka dhënë mesazhin e tij për Kuvendin e Shqipërisë në këtë seancë të posaçme teksa po përkujtohen viktimat e Holokaustit.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është lide i  vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk nidhen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare. Izraeli si shtëpia e opoullit hebre vecohet nga forumet botërore. Një vend si Irani kërcënon publikisht se do të shkatërrojë Izraelin. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Faleminderit që organizuat këtë seancë pleanre sot. Ne do të sigurojmë të ardhme më të mirë”, tha Bennett.

Kreu u Grupit të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të hebrenjve dhe u bë vendi i parë që i njohu hebrenjtë. Balla tha se vendi ynë do të jetë gjithmonë i palëkundër për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij.

“Dua të fal konferencën e kryetarëve për miratimin me kon të zhvillimit të kësaj seance të posaçme në përkujtim të viktimave të  holokaustit. Presidenti i Izraeli që iu drejtua të kuvendit të Shqipërisë, ka sjellë në vëmendjen tonë të popullit shqiptar, një fakt, në Jad, muzeu kombëtar i Izraelit dedik për të holokaustit, gjenden më shumë se 70 shqiptarë që rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë. Burim krenarie kombëtare për të gjithë ne. Gjatë shekujve në shqiptarët na është dashur të përballemi me pushtues të shumtë, të luftojmë për lirinë e trojeve tona. Dokumente historike ka treguar që k një prani hebre që nga shekulli i dytë, por në fillim të viteve 30 ishte zvogëluar prania në 200. Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetëm në kontinent  që njohu hebrenjtë dhe legjitimoi shabatin. Shtypi i perëndimit e quante Shqipërinë atdhe i hebrenjve. Në një ditë si kjo e sotmja dhe seancë solemne, e para në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, nderojmë veprën në favor të mbroj me çdo kusht të hebre nga vende të ndryshme të Europës që iu hap dera për të ardhur lirisht në Shqipëri. Më pak se një 10 vjeçar pas shpërthimit të urrejtjes anti-semiti numri i hebrenjve u shumëfishua në shqip. Peru e dytë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. Do doja të sillja një shembull që kam pasur mundësi të takoj familjen, një familje të madhe hebrenj në një fshat malor në Librazhd, familja biçaku strehoi 26 hebrenj gjatë luftës së dytë botëror, e mbrojtjen e mikut në çdo rrethanë. Ne u munduam të shpëtojmë hebrenjtë e europës që trokitën në derën tonë dhe kërkuan besën e shqiptarit. Shqipëria është e palëkundur për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë mesazhin e tij për përkujtimin e viktimave të Holokaustit duke thënë se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit. Në fjalënn e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Alibeaj tha se e di mirë cfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

“E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.

Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale, e pranueshme, e vefshme. Kjo ide politike, kjo filozofi kiminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon haptas zhdukjen dhe shfarosjen e një populli mori jetë në sy të gjithë botës, u rrit përballë indiferencës së të gjithëve.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një ideologji politike që e sheh zgjidhjen tek shfarosja e një populli, që e sheh legjitimin e saj tek sajimi i komploteve, që flet pa ndalur për armiq dhe që sheh kudo armiq mund të arrijë të bëhet nj makineri gjakësore vrastare që ndërton kampe dhe dhoma gazi për të zhdukur nje popull.

Holokausti është dëshmi faktit se si nëj ideolgji paranoidale, se si projektimi i cdo faji, i cdo të keqeje tek tjetri mund të prodhojë krime të tilla të mynxyrshme si dërgimi në dhoma gazi dhe në kampe zhdukjeje te një populli të tërë.

Holokausti nisi në fillim duke dehumanizur hebrenjtë, duke i cilësuar ata si e keqja, duke shpikur komplot, duke përdorur gjithë denigruese dhe poshtëruese. Ata u quajtën racë dhe jo nje popull me një identitet fetar dhe kulturor, ata u quajtën një racë që si tuberkulozi përhapet dhe infekton, ata u quajtën insekte etj etj.

Më pas u dogjën sinagogat dhe shtëpitë, më pas nisi dhuna, më pas nisi internimi, vrasja dhe kampet, dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Holokausti është për botën dhe të gjithë ne një dhimbje që nuk mbaron. Ne shqiptarët e njohim mirë këtë lloj dhimbjeje. Ne e dimë se cmund të bëjë një ideologji e cmendur totalitare, ne e dimë cdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe genocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që ësht paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.

Kampet famëkeqe të shfarosjes, llahtaritë që pa bota në Mathauzen, në Aushvitz, në Birkenau, në Dakau, lotët dhe regëtimat e shpirtit njerëzor në këto kampe jane dhe do të mbeten gjithnjë një pjesë e rëndë e historisë së qenies njerëzore sic do të mbeten edhe një barrë e pashkulshme nga ndërgjegjja njerëzore.

Primo Levi një i mbijetuar në kampet e shfarosjes thotë se ato nuk ishin kampe zhdukjeje apo kampe pune, ato nuk ishin kampe vrasjeje apo kampe vuajtjeje por kampe të shkatërrimit të njeriut. Në të vërtetë holokausti, kampet dhe ajo që ndodhte në to ishin vërtet kampe të shkatërrimit të njeriut. Në to qenia njerezore reduktohet në skelet dhe pak mish të gjallë, zhvishet nga cdo element që e bën atë njeri, i hiqet cdo gjë që Zoti ia ka dhënë qenies njerezore në mënyrë  që ajo jetë vërtet krijesë e zgjedhur e Zotit.  Ne shqiptarët njohim mirë këte gjendje, ne e kemi parë atë në kampet e Spacit, të Tepelenës, apo të Maliqit.

Ne kujtjmë sot holokasutin për të nderuar viktimat, për të përjetësuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, për të reflektuar mbi ato dhimbje dhe vuajtje. Ne përkujtojmë sot holokaustin për të treguar se plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Ato thjesht mbulohen nga mendja njerzore, me një membranë në mënyrë që të mund të mbrojmë jetën dhe njeriun.

Ne e kujtojmë holokaustin për të treguar se liria , sic thoshte presidenti Regan, është vetem një brez larg zhdukjes. Ajo nuk duhet marrë për e mirëqenë, per të duhet luftuar perditë.  Nazizmi erdhi dhe mori jetë lirisht, pa kuptuar.

Shkrimtari i madh hebre Eli Vizel, fitues i cmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokasutit thotë se gjëja më e rrezikshme nga të gjitha është indiferenca. Ai thotë se kur dikush të sulmon, të lufton të shan mund të të motivojë të luftsosh, të mbrohesh, të ndërtosh një mekanizëm apo dicka të vlefshme. Kur dikush është indiferent kjo do të thotë se ai nuk bën diferencën, nuk bën dallimin e të mirës nga e keqja, nuk përfshihet në anën e asnjërës, pra nuk perfshihet në anën e të mirës. kështu e keqja fiton. Eli Vizel thotë se nazizmi lindi, u rrit, kreu krimet nga indifenerenca. Ai humbi, u poshtërua dhe gremis nga angazhimi i botës në anën e të mirës.

Kjo është arsyeja pse ne kujtojmë me shumë emocion, me shumë dhimbje dhe me shumë reflektim ditë si holokausti. Kongresmani Tom Lantosh mbante me vete në zyrën e tij në kongres një copë teli e gjemba nga kampet naziste te shfarosjes ku ai kshte vuajtur dhe kishte mbijetuar. Ai ishte për dekada me radhë një simbol i lirisë dhe gjithmonë përmendte nevojën e kujtesës, reflektimitt, dëgjimit të ulërimave të dhimbjes në mënyre  që kurrë më të mos ketë krime të tilla”, tha Alibeaj.

Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu tha se kjo ditë kujtimi për viktimat e Holokaustit duhet të jetë reflektim për të gjithë në mëyrë që të na bëjë më të vlefshëm e njerëzor.

“Sot është ditë e veçantë dhimbje dhe refklektimi. Kush e harron tëe kalarën është e destinuar ta përsërisë atë. Kjo është një thënie që na bën të reflktojmë. Hookausitështë ditë e largët por ato që ndodhën ngrenë kokë herë pas here. Dita e Holokaustit është dita e përkujtimit për një dhimbje mbarënjerzore të torturave çnjerëzore. Ne kemi një histori që na bën krenar. Mund të përmendim raste pafund. Nuk është më vetëm bota e demokracisë por edhe diktatoriale. Këtë e tregon lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tentativa për tension në Ballkan ndaj duhet të jemi të vëmendshëm. Të jetë moment reflektimi për secilin nga ne. Le të mbetet kjo ditë dhimbje një ditë reflektimi për të na bërë më të vlefshëm e njerëzor”, tha Mediu.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali foli në seancën e posaçme mbajtur në nder të viktimave të Holokaustit. Spiropali tregoi sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa për të treguar këtë histori brezave të tjerë, Spiropali tha se është ngritur një muze hebraik në Berat dhe një tjetër po ngrihet në Vlorë, si edhe një Qendër Kulturore në Tiranë.

“Një prej peri më të errëta të historisë njerëzore, çmimeve më të rëndë ta gjakut që njerëzimi ka paguar. Harresa është një dhuratë hyjnore, të harrosh do të thotë të hedhsh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e holokaustit është  e kundërta. Kujtesa e asaj që është bërë si krim kundër njerëzimit, është mjeti më i rënd për të kuptuar se çfarë ngjau dhe mbi të gjitha për të mos lejuar përsëritjen e saj në çfarëdo lloj forme.

Shqipëria dhe Izraeli kanë patur pikat e tyre të kon shumë hershëm, si një shenjë e fatit që bashkon. Sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Shqiptaret nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritet e pushtimit. Ajo që ka bërë etërit tanë ishte e shkruar në gjenetikën. Ne shqiptarët mikun e kemi trajtuar si zot. 3750 hebrenj të strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri gjatë përparimit nazist. Numër që krijon simetri befasuese. Në vitet 70-80, 3 mijë hebrenj gjetën strehë në Shqipëri. Hapëm një muze në Berat, po ngremë një në Vlorë dhe qendër kulturore hebraike në Tiranë, për tu treguar brezave këtë thesar të çmuar. Për të forcuar vetëdijen për veprat më t larta të njerëzimit”, tha Spiropali.

Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre, që nga viti 1933 deri 1945.

Roli i shqiptarëve ndaj përndjekjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i njohur në të gjithë botën. Janë 3750 hebrenj të shpëtuar nga shqiptarë nga përndjekja naziste duke e bërë Shqipërinë të qëndrojë si ndriçim për të gjithë vendet e Evropës.

***

Pas seancë të posaçme në ndermit të viktimave të holokaustit Kuvendi nis seancën e dytë me pyetje për Ministren e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi dhe interpelance me Ministren e Kulturës Elva Margariti.

Kuvendi do të shqyrtojë sot Aktin Normativ Nr.19, datë 29.12.2022 “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 115/2021, “Për Buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.

Po ashtu, Kuvendi do shqyrtojë një sërë projektligjesh si;

Projektligj “Për gazet serrë të fluorinuara”. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare të HongKongut për Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor të Anijeve, 2009”.

Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.663 “ Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, të vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, të vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC)”.

Projektvendim “Për miratimin e plani vjetor 2023 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë , nga data 10.9.2013 deri më datë 31.10.2022””.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button