☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,619 ▲ +0.1% ETH $2,408 ▼ -0.54% XRP $1.2978 ▼ -0.58% SOL $103.7100 ▼ -0.76%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Shendeti

“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi – Tv Klan

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar të qetësojë banorët e Tenerife-s duke thënë se rreziku i infektimit është i ulët përpara mbërritjes së anijes turistike ku është shfaqur një shpërthim i hantavirusit.

Tedros Ghebreyesus theksoi se “ky nuk është një tjetër Covid” dhe se aktualisht nuk ka pasagjerë me simptoma në bordin e anijes MV Hondius, në një mesazh personal drejtuar banorëve të ishullit Kanarie.

Siç shkruan BBC, anija MV Hondius pritet të mbërrijë në portin e Granadilla-s në orët e para të mëngjesit të së dielës, gjë që ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Deri më tani, janë konfirmuar gjashtë raste mes pasagjerëve të anijes, përfshirë një nga tre personat që humbën jetën ndërsa anija holandeze po lundronte nga Amerika e Jugut.

Zyrtarët spanjollë janë përpjekur të zbusin shqetësimet lidhur me mbërritjen e anijes, duke shpjeguar në detaje masat parandaluese dhe të izolimit që po merren.

Hantaviruset zakonisht transmetohen nga brejtësit, por transmetimi nga njeriu te njeriu i variantit Andes, që OBSH beson se është marrë nga disa pasagjerë gjatë qëndrimit në Amerikën e Jugut, është i mundur.

Simptomat mund të përfshijnë temperaturë, lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh, dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje.

“E di që jeni të shqetësuar,” u tha Ghebreyesus banorëve të Tenerife-s të dielën.

“E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shihni një anije që po afrohet drejt brigjeve tuaja, rikthehen kujtime që askush prej nesh nuk i ka lënë plotësisht pas. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe nuk e minimizoj për asnjë çast. Por dua ta dëgjoni qartë: ky nuk është një tjetër Covid. Rreziku aktual për shëndetin publik nga hantavirusi mbetet i ulët.”

Ai shtoi se aktualisht në bordin e MV Hondius ndodhet një ekspert i OBSH-së, Dr. Freddy Banza-Mutoka.

Sipas OBSH-së, së bashku me dy mjekë holandezë, ai po kryen vlerësime mjekësore dhe analiza të ekspozimit për të gjithë personat në anije, ndërsa deri tani nuk janë raportuar pasagjerë të tjerë me simptoma të hantavirusit.

Agjencia ndërkombëtare bëri të ditur se Ghebreyesus ka udhëtuar vetë në Tenerife për të ndjekur nga afër operacionin e pritshëm.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.