☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.46 ▼1.08%
ARI 4,433 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,545 ▼ -3.28% ETH $2,051 ▼ -4.69% XRP $1.3604 ▼ -2.88% SOL $86.1000 ▼ -5.37%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Europa

Ky vit mund të jetë më vdekjeprurësi për refugjatët

Rojet bregdetare italiane kanë gjetur 29 refugjatë afrikanë të vdekur nga hipotermia kur kishin kapur një barkë jashtë ishullit të Lampedusas.

ky-vit-mund-t-euml-jet-euml-m-euml-vdekjeprur-euml-si-ndonj-euml-her-euml-p-euml-r-refugjat-euml-t_hdViktimat janë vetëm një pjesë e pothuajse 200 emigrantëve të cilët kanë vdekur në tentimet për të ikur nga vendet e tyre, gjatë këtij viti, sipas Zyrës Ndërkombëtare të Migrimit, një agjenci që përcjellë dhe ndihmon emigrantët.

Thuhet se nëse vazhdon një trend i tillë, vdekjet e emigrantëve gjatë këtij viti, mund të jenë më vdekjeprurëset të regjistruara ndonjëherë.

Në janar të këtij viti, 3,528 emigrantë kanë rrugëtuar nëpërmjet Mesdheut në Itali, një rritje kjo për rreth 60 për qind, për dallim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilën këtë rrugëtim e kishin bërë rreth 2,171 njerëz. Madje nëse bëhet krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ka pasur një rritje prej 1000 për qind.

Rreziku i rritur gjithashtu ka sjellë deri tek më shumë fatalitete. IOM ka regjistruar rreth 200 vdekje gjatë këtij viti – numër i cili gjatë vitit të kaluar, në po të njëjtën periudhë ishte rreth 41.

Shumica e atyre të cilët kanë bërë këtë rrugëtim, janë të ardhur nga Siria, ku lufta e përgjakshme civile dhe rritja e ISIS-it kanë çuar në vdekjen e mijëra njerëzve. Të tjerët janë nga vendet afrikane, si pasojë e konflikteve si në Somali dhe Libi.

“Luftërat dhe kushtet e vështira gjeo-politike në rajon sugjerojnë që ne mund të presim fluks të emigrantëve dhe azilkërkuesve edhe për një periudhë”, thotë Federico Soda, drejtor i Zyrës Koordinuese të IOM-it për Mesdheun në Romë, në një njoftim për shtyp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.