☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,414 ▲1.11%
DOW 45,581 ▲0.81%
NASDAQ 21,101 ▲1.47%
NAFTA 103.54 ▲0.64%
ARI 4,610 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,414 ▲1.11 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 % S&P 500 6,414 ▲1.11 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
roze

“La La Land”, tashmë me ditë feste

“La La Land” nuk e fitoi “Oscar”-in, ashtu siç u profetizua, por kryebashkiaku i Los Angelesit i bëri muzikalit tejet të pëlqyer një nderim të veçantë: shpalli 25 prillin si ditën e tij.

Ngjarjet e filmit zhvillohen pikërisht në këtë qytet, ku një aktore e re, e përballur me shumë vështirësi në punën e saj, dashurohet me një muzikant “Jazz”-i.

“Kjo do të jetë një ditë për të kremtuar ëndrrat tuaja, kur të mund të kërceni të qetë diku pranë makinës, duke preferuar sigurisht që kjo të mos ndodhë në trafik. Një ditë kur mund të lini takim në ‘Griffith Park’, të bini në dashuri me dikë, apo edhe me vet qytetin sërish e sërish”, tha Eric Garcetti, kryebashkiak i Los Angelesit.

Në mungesë të dy yjeve të filmit, Emma Stone e Ryan Gosling, kryebashkiaku Garcetti i dorëzoi regjisorit Damien Chazelle një certifikatë të stërmadhe, e cila dëshmonte vulosjen e kësaj dite të veçantë, që producenti Jordan Horowitz e cilësoi “një ëndërr të bërë realitet”.

“Los Angelesi ia hapi krahët këtij filmi në një mënyrë të jashtëzakonshme. La La Land ka një lloj magjie të veçantë dhe qyteti ishte në qendër të saj”, tha Jordan Horowitz, producent.

Kërcimtaret ajrore “Bandaloop” entuziazmuan kureshtarët dhe mediet me akrobacitë e tyre. Dy prej personave në shesh, Jacob Rodriguez, 19 vjeç, dhe e dashura e tij 18-vjeçare, Reanne Marino, thanë se sapo të shkonin në shtëpi do të uleshin të shihnin filmin për të disatën herë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.