Ekonomia

Lame: 300 mijë objekte informale në pritje të legalizimit

Kreu i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit e Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI-t), Artan Lame, u shpreh të mërkurën se, në vendin tonë numërohen rreth 300 mijë objekte informale në pritje të procesit të legalizimit.

artan-lame-458x350Ndërkohë që, gjatë këtij viti, ALUIZNI ka mundur të fusë në procesin e matjes rreth 57 mijë objekte, ndërsa për 12 mijë banesa ka përfunduar procesi i legalizimit, tha Lame, ndërsa evidentoi se, nuk ka një datë të saktë se kur pritet të mbyllet procesi në tërësi.

Lame, i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese tha se, po punohet me ritme të përshpejtuara, për proçesin e legalizimit të këtyre objekteve.

Në një vit punë në krye të këtij institucioni, të ardhurat kanë arritur në rreth 8 milionë dollarë. Janë 352 subjekte të skualifikuara për shkak të ndërtimit të veprave publike. Ndërsa borxhi i institucionit arrin në 1 milionë dollarë. Procesi i legalizimeve ka nisur që nga viti 2006 dhe deri më tani nuk ka pasur një vlerë të saktë për numrin e objekteve informale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i nxjerrë gjatë muajit prill të këtij viti, që parandalon ndërtimin e objekteve të reja, ka bërë të mundur që të nxirret një vlerë e saktë. Ndërsa përsa i përket matjeve në terren, qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve ka realizuar tre projekte të hartave dixhitale, për shkak të fluksit të lartë të ndërtimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button