Teknologji

Lamtumirë taksi? Ndoshta, sepse po vijnë makinat autonome

Google, Tesla Motors dhe disa kompani të tjera po garojnë për të përfunduar makinën e parë pa shofer. Me teknologji të reja që zhvillohen shumë shpejt është thjesht çështje kohe që makinat autonome të përhapen gjerësisht.

Shumë profesionistë shkruajnë mbi ndikimin që ka kjo teknologji në industrinë e taksive, dhe me nje arsye të mirë, shkruan “Huffington Post”. Uber po mban në këmbë kompanitë tradicionale të taksive me aplikacionin e saj popullor dhe rrjetin e shoferëve të pavarur. Por edhe ai parashikon të zëvendësojë shoferët me makina që ecin vete, pasi kjo është e realizueshme.

Megjithatë, teksa taksitë dhe Uber ndoshta do të jenë profesionet e para që do të hiqen mënjanë nga makinat autonome, kjo teknologji në zhvillim ka fuqinë të zëvendësojë plot 20 herë më shumë vende pune, që paguhen shumë para. Revolucioni i drejtimit të mjeteve është më shumë se vetëm taksitë, dhe ka fuqinë të bëjë një transformim radikal, jo thjesht në transport, por në të gjithë ekonominë.

Si do të ndikojë në ekonomi?

Sipas Institutit të Statistikave, në SHBA janë 178 mijë persona që punojnë shoferë taksish. Por me hyrjen e teknologjisë së makinave autonome, pa nevojën e njeriut, shoferët profesional do të bëhen pjesë e të shkuarës. Por jo vetëm ata. Shoferët e autobusëve, edhe të atyre të shkollës, urbanëve, distancave të mëdha të udhëtimit, do të vjetërohen. Porosia e ushqimit nuk do të bëhet me shofer, por mjafton të mbushësh makinën autonome dhe të dërgosh porosinë.

Nuk është çudi që ajo të prekë dhe shërbimin postar. Në momentin që këto makina autonome do të bëhen popullore, nuk do të ketë më nevojë për një shofer poste. Madje, në zona ku ka kuti postare, mjafton një krahë mekanik që do të vendosë postën në vendin përkatës.

Megjithatë, duhet thënë se makinat autonome mund të shkaktojnë më shumë probleme se sa zgjidhin. Fakti që robotët do të zëvendësojnë punën e njeriut, do të thotë se këta njerëz mund të shpenzojnë kohën e tyre duke bërë një punë më të vlerësuar, se sa të ngasësh makinën. Ky mund të jetë një lajm i mirë për një profesion jo shumë të dashur, si ai i shoferëve të kamionëve të mëdhenj, i cili po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore. Automjetet autonome, imune ndaj rrugëve të prishura apo pakujdesisë janë më të sigurta dhe eficente se shoferët. Kjo do të thotë më pak energji, më pak aksidente dhe mallra më të lira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button