☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,342 ▲ +0.39% ETH $2,181 ▲ +0.87% XRP $1.4208 ▼ -0.08% SOL $92.3600 ▲ +0.67%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

LDK-AAK-Nisma ecin drejt “Srpska”-s

ldk-aak-nisma-ecin-drejt-ldquo-srpska-rdquo-s_hdBllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma nuk po i ngutet më që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo e fundit për ditë të tëra u lut nga blloku opozitar që të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme të Kosovës. Madje koalicioni kishte lëshuar pe në shumë kushte të vëna nga partia e Albin Kurtit, kushte të cilat kishin të bënin me dialogun Kosovë-Serbi dhe ndërprerjen e privatizimit.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit të marrëveshjes, u prish “muhabeti” dhe treshja hoqi dorë nga nënshkrimi i marrëveshjes për të cilën ishin dakorduar një ditë më parë.

Përfundimi i seancës konstituive duket se ka ndryshuar gjërat.

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se arritja e një marrëveshje në parim në mes të bllokut opozitar me minoritetet e përfaqësuara në Kuvend, sidomos me Listën “Srpska”’, i ka relaksuar bukur mirë drejtuesit e treshes LDK-AAK-Nisma.

Afrimi me minoritetet ka bërë që drejtuesit e bllokut të heqin dorë nga pranimi i disa kushteve të Vetëvendosjes, kushte të cilat sipas burimit do të ndikojnë edhe në mosarritjen e marrëveshjes së paralajmëruar një ditë para mbajtjes së seancës konstituive.

Madje sipas të njëjtave burime, blloku opozitar nuk është më fare i interesuar as që t’i vazhdojë bisedimet përmes grupeve punuese me Vetëvendosjen, përmes të cilave synohej që të gjendej një kompromis për të bashkëqeverisur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.