☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

LDK-AAK-Nisma: PDK të njohë realitetin politik në Kosovë

Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe votës së lirë.
“Duam të përkujtojmë PDK-në se institucionet e reja nuk mund të krijohen me metoda klandestine, shantazhe e as presione ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Asnjë parti politike nuk është e obliguar që kundër vullnetit të saj të krijojë partneritet me PDK-në, në mënyrë që t’ia sigurojë asaj shumicën parlamentare”, thuhet në komunikatën e përbashkët të koalicionit paszgjedhor, të tre subjekteve parlamentare sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit.
“Ftojmë Partinë Demokratike që t’i respektojë proceset shtetformuese të Kosovës dhe të njohë realitetin politik në Kosovë. Qeveria LDK-AAK-Nisma dhe partnerët tjerë, është qeverisje e shumicës dhe ka marrë drejtim. Kjo nuk mund të ndalet me asnjë presion dhe shantazh të zyrtarëve të PDK-së”, thuhet në komunikatën e përbashkët të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Kosova, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, është në pritje të konstituimit të institucioneve të reja, si rezultat i votës së qytetarëve, se kush do e formojë qeverinë e re, Hashim Thaçi, i nominuari nga subjekti politik fitues – Partia Demokratike e Kosovës në koalicion parazgjedhor me katër parti të tjera të vogla, apo Ramush Haradinaj, i nominuari nga koalicioni paszgjedhor i dy partive të opozitës – Lidhjes Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjektit të ri politik Nisma për Kosovën, me përkrahjen e kushtëzuar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të shpallura zyrtarisht nga KQZ, koalicioni i PDK-së ka 30,38 % të votave – 37 deputetë , ndërsa LDK 25,24 % – 30 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 13,59 % – 16 deputetë, AAK 9,54% – 11 deputetë, Nisma për Kosovën 5,15% – 6 deputetë.
Të gjitha këto subjekte politike shqiptare kosovare së bashku kanë 100 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, ku 20 deputetët e tjerë janë nga komunitetet pakicë, 10 prej tyre serbë – 9 të Lista Srpska (Srpska Lista), e cila ka 5,22% të votave

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.