Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.59 ▲3.37%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,871 ▼ -1.02% ETH $2,179 ▼ -3.08% XRP $1.3316 ▼ -3.33% SOL $81.9800 ▼ -3.45%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.59 ▲3.37 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.59 ▲3.37 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Lefter Maliqi i PD do bëhet deputet. Premton se do jetë opozitar i arsyeshëm

Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit.

“Mund të mos e pranoja mandatin, por unë kontratën e kam lidhur me njerëzit e asaj zone dhe kjo nuk është hipokrizi. Basha më ka premtuar se pas Halimit do jesh ti deputet. Rasti i parë që zoti Basha më dhuron mandatin e deputetit, mbajti fjalën. Në 10 gënjeshtra të paktën 1 e mban”, u shpreh ai.

Për listimin në një pozicion jo fitues në 2017, Lefter Maliqi braktisi demokratët për t’u bashkuar me të majtët. Por, në Parlament, Maliqi thotë se do sillet si opozitar i arsyeshëm.

“Në këto momente detyrimisht jam deputet i opozitës, por do mbështes njerëzit të gjithë pa dallim. Votat me të majtët do i bashkoj vetëm për interesat e banorëve në të kundërt nuk do i bashkoj”, tha Lefter Maliqi.

Kandidati për deputetit thotë se nuk ka pasur kontakte nga socialistet për këtë vendim, ndërsa pohon telefonatat nga demokratët.

“Le të thonë që jam tradhtar. Unë s’jam tradhtar, ata të shohin veten me kë bëjnë koalicion. Që ta dine të gjithë së rri 5 ditë se rri një muaj, se rri dy vjet mua s’më intereson… Mua më intereson për aq kohë sa rri të ngre zërin për njerëzit”, tha Maliqi.

Para se të marrë mandatin e deputetit, Lefter Maliqi pritet të jape dorëheqjen nga posti i zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.