Bota

Lega Nord propozon një ligj që i hap udhë shitjes së arit të Italisë, nga qeveria

Partia në pushtet e Italisë, Lega Nord ka hartuar një propozim të ligjit, i cili përfundimisht do t’i lejojë qeverisë të shesë rezervat e arit të vendit, përmes një ndryshimi në kushtetutë.

Të hënën gazeta La Stampa tha se qeveria po konsideronte përdorimin e një pjese të rezervave që mbahen nga Banka e Italisë, për të frenuar deficitin e saj buxhetor këtë vit dhe për të shmangur një rritje të planifikuar të TVSH-së në 2020-ën.

Zyrtarët në shumicë e mohuan ndonjë plan për të shitur arin, por projekti i parë nga Reuters propozon një ndryshim në legjislacionin aktual që do të lejonte shitjen e rezervave nëse do të “autorizohej përmes një ligji kushtetues”.

Claudio Borghi, zëdhënësi ekonomik i Lega-s, i tha Reuters për ndryshimin, se ende nuk është paraqitur në parlament dhe është vetëm një hipotezë.
Borghi ka paraqitur tashmë një projekt-ligj që synon të përcaktojë se ari është pronë e shtetit, e jo e Bankës së Italisë, një pikë e cila është e diskutueshme në Itali.

Propozimi për një ligj kushtetues kishte për qëllim të risigurojë njerëzit se qeveria nuk kishte plane për të shitur rezervat për të rregulluar vështirësitë aktuale të financave publike, tha Borghi.

Një ligj kushtetues kërkon një proces të gjatë legjislativ, një shumicë të madhe parlamentare dhe në disa raste një referendum. Borghi tha se alternativisht, partia e tij mund të paraqesë një ligj që thekson se ari mund të shitet nëse kërkohet nga një shumicë parlamentare prej 2/3-tave, ose madje që nuk mund të shitej në asnjë rrethanë.

Italia është mbajtësi i tretë më i madh në botë i rezervave të arit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, me 2,451.8 ton, që nga viti i kaluar, sipas Këshillit Botëror të Arit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button