☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.17 ▲0.28%
ARI 4,604 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,701 ▼ -1.7% ETH $2,051 ▼ -0.97% XRP $1.3159 ▼ -2.61% SOL $80.8400 ▼ -4.18%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.17 ▲0.28 % ARI 4,604 ▲1.01 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.17 ▲0.28 % ARI 4,604 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Ylli Baruti i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht është dënuar me 1 vit heqje lirie.

GJKKO ka pezulluar dënimin me burg duke e vënë në shërbim prove për 2 vite.

“Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulja e 1/3 së dënimit me burgim dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ylli Baruti me 1 vit burgim. 3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Baruti dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 vitesh, dyfishi i masës së dënimit”, njofton SPAK.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Baruti dyshohet se gjatë zgjedhjeve të 2019 ka konsumuar element të veprës penal korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike. Ai dyshohet se prentonte legalizime banesash dhe punësime të personave në këmbim të votave. Ylli Baruti, në rolin e sekserit, Prokuroria thotë se ka konfirmuar që në 4 raste kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje.

Sipas hetimeve të SPAK, duke vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Ylli Baruti, Dritan Stoka, në vitin 2019 ishin zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, dhe Alqi Hajdini, ish-jurist, kërkonin nga individë të ndryshëm të përgatisnin listat e zgjedhësve.

Ata i detyronin këta persona të votonin ose të ndikonin në mënyrën e votimit, në këmbim të përfitimeve të parregullta, si qëndrimi në punë apo marrja e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të banorëve në zonën e Saukut, Tiranë.

Hetimet nisën në vitin 2020 dhe prokuroria i ka ndjekur ato me përgjime dhe vëzhgime ambientale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.