☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Lekë Tasi sjell “Satirë në sheshin Skëndërbej”

“Satirë në sheshin Skënderbej” quhet ekspozita e piktorit Lekë Tasi që do të hapet më 18 qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve. E kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, piktori prezanton rreth 45 punime të realizuara pas viteve 2000, në teknikat vaj, teknikë e përzier dhe vizatime. Lekë Tasi vlerësohet si një piktor tradicional me kah drejt artit modern. Deri në vitin 1975, piktori ekspozoi vetëm disa punë, edhe pse kishte një krijimtari shumë të pasur. Pas viteve 1990, tashmë si profesionist, ai iu drejtua jo vetëm ekspresionizmit, por disa zhvillimeve të artit modern të shekullit XX. Ai pa me vëmendje, me seriozitet dhe imtësi prurjet surreale, naiviste dhe të abstraguara. “Muzikant dhe bir i një familjeje të persekutuar, Lekë Tasi e pati nisur rrugën e pikturës si nxënës i Nexhmedin Zajmit. Realizmi i thjeshtë i akuareleve të tij të viteve ’50 ushqehej nga dashuria e përjetshme e këtij përmetari për Tiranën ku u rrit. Në çdo tablo të këtij autori, në etapën aktuale të pjekurisë së plotë, siç na vjen në këtë ekspozitë të vitit 2015 në GKA, çdo befasi, është në fakt befasi e fabulës. Atë ai e zhvillon me imagjinatën e tij dhe e realizon në lirshmëri falë aftësive kreative-improvizuese të admirueshme në çdo kënd të tablosë”, shkruan për të piktori Llambi Blido. Tasi ka qenë pjesëmarrës në dy edicione të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”, në vitet 2001 dhe 2004. Po në ambientet e Galerisë ai ka hapur ekspozita vetjake në vitet 1992, 2003 dhe 2007. Ekspozita do të shoqërohet me katalog ku përfshihen rreth 60 vepra ne teknikat vaj, të përzier, vizatim, grafikë, akuarele dhe kolazh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.