☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.26 ▼1.12%
ARI 4,854 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,553 ▲ +0.61% ETH $2,333 ▼ -1.15% XRP $1.3617 ▼ -0.01% SOL $83.7100 ▼ -2.56%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.26 ▼1.12 % ARI 4,854 ▲0.08 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.26 ▼1.12 % ARI 4,854 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lepaja: Pa hyrë forcat e NATO-s në Kumanovë e Preshevë, s’ka paqe

Analisti Fadil Lepaja ka thënë se pa hy forcat e NATO-s në Kumanovë dhe në Preshevë, e në radhë të parë Ushtria e SHBA, askush nuk mund të vendosë dhe garantoj paqe në këtë regjion të trazuar, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare dhe në të cilin përmes krizave po projektohen ambiciet imperiale ruse, serbe dhe maqedonase, për të ‘pastruar’ këtë territor nga ‘destabilizuesit kujdestarë’.

Ai duke komentuar situatën në Maqedoni tha se në prapavijë të kësaj, qëndrojnë interesa anti-evropiane dhe antiamerikane për korridoret alternative të gazit dhe naftës nëpër Ballkan dhe me të cilat do të sabotohej korridori tashmë i zyrtarizuar TAP, i cili e pavarëson Evropën nga shantazhet monopoliste ruse.

“Personalisht mendoj, se pa hy forcat e NATO-s në Kumanovë dhe në Preshevë, e këtu në radhë të parë mendoj për Ushtrinë e SHBA, askush nuk mund të vendosë dhe garantoj paqe në këtë regjion të trazuar, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare dhe në të cilin përmes krizave po projektohen ambiciet imperiale ruse, serbe dhe maqedonase, për të ‘pastruar’ këtë territor nga ‘destabilizuesit kujdestare’ si fajësohen shqiptarët. Në prapavijë të kësaj, qëndrojnë interesa anti evropiane , dhe antiamerikane për korridoret alternative të gazit dhe naftës nëpër Ballkan dhe me të cilat do të sabotohej korridori tashmë i zyrtarizuar TAP, i cili e pavarëson Evropën nga shantazhet monopoliste ruse. Vetëm NATO dhe SHBA mund të garantojnë kufijtë stabil, të hapur dhe të garantojnë sigurinë për të gjithë qytetarët në atë hapësirë, pavarësisht nga nacionaliteti. Vetëm kështu, nyja e fundit ballkanike, e quajtur Maqedoni mund të zgjidhet me paqe, dialog dhe marrëveshje afatgjatë e paqësore në mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për një rruge të përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike”, shprehet Lepaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.