Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,651 ▲ +0.91% ETH $2,156 ▲ +0.83% XRP $1.4381 ▲ +0.05% SOL $89.9200 ▲ +1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Letërkëmbimi PS-PD për 8 Mars, komunikimi që vërteton krizën

aaNë mbrëmjen e 8 Marsit, me një letër zyrtare Fatmir Xhafaj i propozon nënkryetarit Halimi, që Komisioni për Reformën të mblidhet pas “Venecias” dhe palët të autorizojnë ekspertët e pavarur dhe ata të partive politike që të punojnë së bashku, për të përfshirë tek amendamentet rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias.
Fatmir Xhafaj propozon si arbitër dy ekspertët e misioneve të drejtësisë europiane dhe amerikane, EURALIUS dhe OPDAT, dhe “për rastet kur nuk ka dakordësi, amendamenti do të paraqitet me dy alternativa, së bashku me opinionin përkatës të ekspertëve të huaj”.
Fatmir Xhafaj e ruan rolin e ekspertëve të huaj si arbitra deri në fund, kur drafti të shkojë në Parlament. Dhe, në rast mosmarrëveshje, t’u besojnë atyre interpretimin përfundimtar të opinionit të “Venecias”.
Por, Partia Demokratike thotë se kjo është rruga që çon në humbje kohe, siç ka ndodhur, dhe nuk garanton sukses. Në letrën e përgjigjes, një ditë më vonë, Eduard Halimi këmbëngul te dialogu politik, për të cilin thonë se “Venecia” ia ka lënë detyrë politikanëve dhe jo ekspertëve.
Hapat që propozojnë demokratët janë tre: Dialog dhe konsensus për 10 çështjet e ngritura nga opozita për reformën në drejtësi; ngritja e grupit të ekspertëve me përbërje politike, përfshirë edhe dy ekspertët e huaj, por pa u dhënë rol arbitri; dhe në fund hartimi i amendamenteve konsensuale, që do t’i kalojnë më pas komisionit të posaçëm.
E vetmja gjë për të cilën bien dakord, pa rënë ende dakord demokratët dhe socialistët, janë vendet bosh që kanë lënë për datat hipotetike të muajit mars, për të kryer reformën në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.