☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,935 ▲ +1.31% ETH $2,247 ▲ +2.66% XRP $1.3539 ▲ +0.85% SOL $84.7500 ▲ +2.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Libri

Letërsia përballë kohës moderne – Bashkëbisedim me shkrimtarin Virion Graçi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Më 17 mars 2026, në ambientet e Sallës “Rozafa” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, u zhvillua një aktivitet i veçantë letrar që solli në qendër të vëmendjes dialogun mes autorit dhe lexuesit. Në këtë takim morën pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të stafit akademik, ndër ta edhe Dekania e Fakultetit, znj. Esmeralda Kromidha.

I ftuari i nderit ishte shkrimtari i njohur Virion Graçi, i cili u përfshi në një bashkëbisedim të hapur dhe të gjallë mbi krijimtarinë e tij letrare. Diskutimi u përqendrua veçanërisht në romanin e tij më të fundit, “Shtatë dritaret” (2024), një vepër që ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe lexuesit për thellësinë tematike dhe stilin e veçantë narrativ. Me këtë rast, zv. dekania e Fakultetit, znj. Kristina Sheperi, prezantoi një recensë të plotë letrare, duke analizuar dimensionet artistike dhe mesazhet që përcjell romani.

Bashkëbisedimi me z. Graçi nuk u kufizua vetëm në analizën e veprës, por u zgjerua natyrshëm drejt çështjeve më të gjera të letërsisë shqipe. U diskutua mbi sfidat dhe rolin e saj në një epokë të dominuar nga televizioni dhe rrjetet sociale, si dhe mbi rëndësinë e leximit dhe të shkrimit si forma të pazëvendësueshme të shprehjes kulturore dhe individuale.

Atmosfera e aktivitetit ishte e ngrohtë dhe interaktive, duke krijuar një hapësirë ku mendimi kritik dhe pasioni për letërsinë u ndërthurën në mënyrë të natyrshme. Takimi u vlerësua nga pjesëmarrësit si një përvojë frymëzuese, që solli jo vetëm kënaqësi estetike, por edhe reflektim mbi vendin e letërsisë në jetën bashkëkohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.