Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.17 ▲3.16%
ARI 4,451 ▼2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,081 ▼ -1.19% ETH $2,124 ▼ -2.11% XRP $1.3847 ▼ -2.59% SOL $88.8200 ▼ -3.44%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Letra rrëqethëse e gazetarit Foley: Ëndërroj lirinë

letra-rr-euml-qeth-euml-se-e-gazetarit-foley-euml-nd-euml-rroj-lirin-euml_hdPrindërit e gazetarit të vrarë James Foley-t, të cilit xhihadistët javën e kaluar ia prenë kokën, kanë publikuar një letër të shkruar nga djali i tyre.

“Kam pasur ditë të mira dhe të vështira. Isha i lumtur kur dikush shpallej i pafajshëm, por sigurisht që të gjithë e dëshirojnë lirinë personale. Ne e inkurajojmë dhe i japim forcë njëri-tjetrit. Zemra ime mbushet sa herë që ëndërrojë kthimin në gjirin e familjes dhe miqve të mi”, ka shkruar Foley në një letër, të cilin ia kishte dërguar familjes së tij.

“Gjyshe, merri ilaçet e tua, mos harro që çdo ditë të ecësh dhe vallëzosh. Bëhu e fortë, sepse më duhet forca e jote që t’i kthehem sërish jetës”, ka shkruar Foley.

Foley, gjithashtu ka zbuluar se në ‘burg’ gjenden edhe 17 pengje të tjera, ndërsa gjatë kohës së takimit, flasin edhe për sport e film. Argëtohen edhe duke luajtur shah dhe lojën “Risiko”, raporton “Fox”.

Kujtojmë se Foley ishte rrëmbyer në veri të Sirisë në nëntor të vitit 2012, gjatë raportimit të luftës civile. Së fundi, organizata ISIS ka lëshuar një video, ku shihet një pjesëtar i tyre me theks britanik, duke ia prerë kokën gazetarit.

Sipas të dhënave të para të shërbimeve të inteligjencës britanike, MI5 dhe MI6, vrasës i maskuar është reperi 23-vjeçar Abdul Majed Abdul Bari, i njohur më parë me emrin artistik L Jini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.