Lewandowski: Shqipëria gjithmonë një rivale e fortë, një finale ku na duhet një gol më shumë se rivali, penalltitë aspak të këndshme!
Për Robert Lewandowski-n ndeshja me Shqipërinë është një finale dhe si e tillë duhet fituar. Për numrin 9 në këtë takim Polonia ka një avantazh të madh pasi sfida do të mbahet mes mureve mike.
“Ndeshjet në stadiumin kombëtar janë gjithmonë të veçanta. Unë kam lindur në Varshavë dhe mund të them me plot gojën se tifozët këtu janë një plus i madh. Gjithmonë ka qenë kështu”, tha sulmuesi 37-vjeçar.
Sa i përket Shqipërisë, Lewandowski mendon se është një rivale që gjithmonë u ka happur punë polakëve. “Na duhet një gol më shumë se rivali. Nuk dua që të bëj krahasime me ndeshjen e 2023-it. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne, por takimi i radhës do të luhet në fushën tonë. I respektojmë, kjo për ne është finalja e parë dhe s’ka vend për gabime”, tha Lewa.
Një tjetër argument i trajtuar nga sulmuesi i Barçës është edhe skenari i mundshëm nëse ndeshja edhe pas shtesave nuk do të kishte një fitues. “Në momente kyçe penalltitë janë gjithmonë të vështira. Ka momente kur lojtarët edhe mund të hezitojnë. Polonia ka plot lojtarë, të cilët mund të ekzekutojnë penalltitë. Unë jam gati, por edhe unë kam momente që nuk jam i sigurt”, arsyetoi Lewandowski.
The post Lewandowski: Shqipëria gjithmonë një rivale e fortë, një finale ku na duhet një gol më shumë se rivali, penalltitë aspak të këndshme! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.