Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,717 ▼ -1.15% ETH $2,080 ▼ -1.05% XRP $1.3971 ▼ -1.63% SOL $87.4200 ▼ -1.6%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Liberalizimi i shërbimit postar, Komisioni i Ekonomisë diskuton p/ligjin

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të hënën projektligjin për shërbimin postar.

Erion-BraceMinistrja e Inovacionit, Milena Harito e pranishme në Komisionin e Ekonomisë theksoi se ka një rritje të objekteve postare me 20 % gjatë vitit të kaluar, si rezultat i rritjes së shitjeve elektronike.

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, u shpreh se ky ligj sjell shërbime universale në të gjithë vendin. Por nga ana tjetër, ai vuri në dukje se duhet të rritet menaxhimi i postës shqiptare pasi shumë shpejt do të ndeshet me riskun e shërbimeve private. “Ka shumë për përmirësim, sidomos në teknologji”, deklaroi Bushati.

Ndërsa sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, edhe pse posta është sh.a me këtë ligj do të përfitojë financime publike, gjë që le shteg për abuzime me fondet publike.

Referuar projektligjit të propozuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin, AKEP-i mund të caktojë një ose më shumë ofrues të shërbimit universal, për të garantuar shërbimin në të gjithë territorin e vendit.

Për mbulimin e territorit, projektligji përcakton alternativën për ofrues të ndryshëm të shërbimit universal për mbulimin e zonave të ndryshme të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është e përshtatshme me
kushtet specifike të tregut postar në vend. Në këtë projektligj, saktësohet se ofruesi i shërbimit universal ka të drejtën e subvencionimit nga shteti.

Projektligji synon nxitjen e konkurrencës së lirë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Në këtë projektligj bëhet përcaktimi i shërbimit universal dhe sanksionohet që çdo përdorues ka të drejtën e marrjes së këtij shërbimi në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas cilësisë së përcaktuar dhe me çmim të përballueshëm.

Në këtë mënyrë, Postës Shqiptare i hiqet ekskluziviteti i ofrimit të shërbimit universal dhe i hap rrugë rritjes së konkurrencës në këtë sektor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.