Ekonomia

Liberalizimi i tregut, çmimi i energjisë për bizneset mund të rritet deri në 35 %

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat e reja të aksesit të bizneseve në rrjetin e shpërndarjes. Përveç çmimit të energjisë elektrike, bizneset që furnizohen në 35 kilovolt do të paguajnë edhe 1.5 lekë për kilovat tarifë OSHEE-së për përdorimin e rrjetit dhe bizneset 20 kilovolt do të paguajnë mbi çmimin 11 lekë të energjisë për kilovat edhe 3.9 lekë të tjera si tarifë përdorimi per rrjetin e OSHEE-se.

Me këtë vendim të 6200 bizneset që furnizohen nga rrjeti 20 kilovolt do të paguajnë për shkak të tarifës së re deri në 35% më shtrenjte energjinë dhe 82 bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt do të paguajnë 15 për qind më shumë.

Këto tarifa do të aktivizohen gjatë këtij viti dhe të parët që do të penalizohen nga rritja e çmimit të energjisë janë bizneset në rrjetin 35 kilovolot. Burimet nga OSHE bëjnë me dije se në muajin shkurt është gati e gjithë infrastruktura teknike e sistemit të matjes për të nxjerrë në treg të lirë këto biznese. Kështu muajin tjetër bizneset e këtij grupi do të nisin të paguajnë një tarife 11 lekë për kilovatore, nga 9.5 lekë që paguajnë aktualisht, nga e cila 9,5 lekë është tarifë për çmimin e energjisë dhe 1.5 lekë tarifë për përdorimin e rrjetit të OSHEE-se.

Por ekspertët e OSHEE shpresojne se bizneset do të mund të gjejnë furnizues me çmim më të lirë, e cila mund të amortizojë tarifën e re të përdorimit të rrjetit. Por bizneset e kësaj kategorie me herët gjatë muajit nëntor 2016 pohuan për Monitor se kishin dështuar të gjenin një furnizues privat energjie me çmime  të logjikshme.

Ndërsa tarifat më të larta pritet të paguajnë bizneset e rrjetit 20 kilovolt. Numërohen rreth 6200 subjekte të tilla të cilat pritet të dalin në tregun e pavarur në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Këto biznese do të paguajnë 14.9 lekë për kilovat nga e cila 11 lekë është çmimi i energjisë për kilovatorë dhe 3.9 lekë për kilovat është tarifa e re që ERE miratoi pak ditë mëpër përdorimin e rrjetit të energjisë. Aktualisht ato paguajnë 11 lekë për kilovat.

Me ligjin e ri të energjisë, 6200 biznese që furnizohen në linjën 20 kv duhet të dilnin nga tregu në janar të këtij viti dhe 82 kompani të tjera që marrin energji në tensionin 35 kv duhet të kishin dalë që në korrik 2016.

Por për shkak se infrastruktura teknike e sistemit të matjes nuk ishte gati, dalja në treg të lirë e konsumatorëve nga 35 kv është shtyrë për muajin që vjen dhe konsumatorët në 20kv për gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Tarifat e reja të energjisë me 2017 për 6300 biznese
Çmimi i energjisë Tarifa e re e përdorimit te rrjetit Rritja në %
Konsumatorë në 35 KV 9.5 1.5 15.79
Konsumatorë në 20 KV 11 3.9 35.45

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button