Libri

Librat e rinj

Lena Manda

“Një kafe … në rërë të nxehtë”
Përktheu: Albina Pulla
Botimet: “Toena”


Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme. Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre. A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?! Dhe, çdo të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje?
Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç’do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit?

Daniel Glattauer

“A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?”

Përktheu: Rezarta Reimann
Botimet: “Fjala Publishing”

a-te-kam-folur-ndonjehere-per-eren-e-veriut-daniel-glattauerA ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale? “Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë.”
Një roman epistolar dashurie në epokën e internetit: një email i dërguar në një adresë të gabuar, një përgjigje kortezie … e dalëngadalë mes Emit, një grua e martuar, dhe Leos, i përfshirë në një lidhje të konsumuar tashmë, krijohet një raport që nis si një lojë apo shaka dhe forcohet pas çdo email-i, duke u shndërruar në një pasion të furishëm. Pyetja është: A do t’i mbijetojë kjo dashuri takimit të parë të vërtetë?

Drago Jancar
“Druri pa emër”
Përktheu: Nikollë Berisha
Botimet: “Toena”
druri-pa-emer-drago-jancar“Druri pa emër” është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë. Atij i duhet të sillet në mënyrë racionale me materialet arkivore, sepse në botë, ashtu si në arkiv, sundon rregulli – është e rrezikshme nëse i prek këto dokumente, prej tyre dalin njerëz të gjallë, shpirtra të lënduar, sëmundje dhe vdekje në vende të panjohura. Atij i duhet të mbajë njëfarë distance, që të mos futen në jetën e tij.
Anna Premoli
“Puthjet e verës”
Përktheu: Anila Hatia
Botimet: “Bota shqiptare”

10982891_1054565544561447_3632611764020218937_nVerë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur … Si për Titin, e cila e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin, e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme. Kurse për atë që ka zgjedhur kampin dhe është në kërkim të aventurës, si Sveva, Slivia dhe Kiara, ditët në çadër mund të rezervojnë surpriza të këndshme … Por ka edhe nga ato që qëndrojnë në qytet dhe, për faj të kondicionerit të prishur, e lëshojnë veten në një pasion që të përvëlon, të tundon e të zbavit. Si Stela që, e detyruar ta kalojë gushtin në Romë, jep mësime vallëzimi latino-amerikan në për një grup në Ostia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button