☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,098 ▲ +0.32% ETH $2,286 ▲ +1.93% XRP $1.3548 ▼ -0.07% SOL $84.9400 ▲ +0.13%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj

D. H. Lawrence

“Bij dhe dashnorë”

Përktheu: Krenar Hadëri

Botimet: “Pegi”

“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s’ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e papajtueshme që do t’i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.”

Alberto Mussa

“Enigma e qafot”

Përktheu Eljona Balilaj

Botimet: “Ombra GVG”

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jetesës, haremet, simbolika, shkrimi, si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës. Në këtë rrëfim artistik, romancieri brazilian Alberto Mussa në rolin e një studenti pasuniversitar të letërsisë paraislamike, endet nëpër konferencat arabe dhe labirintet e bibliotekave për të krahasuar atë që është origjinale me atë të trilluar në tekstet e mijëvjeçarit. Dhe të duket sikur udhëhiqesh nga një udhëzues i verbër i mitit të quajtur Jorge Luis Borges. Kjo endje letrare çon në një prozë poetike të një bukurie të rrallë, të shpërndarë nëpër mësimet e antikitetit e të Lindjes së pafundme.

Cecelia Ahern

“Faleminderit për kujtimet”

Shqipëroi: Artian Guskiqi

Botimet: “Bota Shqiptare”

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin. Ajo kujtohet për gjëra që nuk i ka jetuar. Mund të flasë me orë të tëra për rrugët dredha-dredha me kalldrëm të Parisit, qytet që nuk e ka vizituar kurrë ose të trajtojë temën e arkitekturës baroke. Dhe netëve, ajo ëndërron për një vajzë të vogël flokëverdhë. Që atëherë, Xhojzi nuk ka veçse një qëllim: të zbulojë me çdo kusht kush ia ka dhuruar gjakun, me shpresën për të kuptuar atë që po i ndodh. Dhe të gjejë përsëri amerikanin e këndshëm që ka njohur ditën e daljes së saj nga spitali.

Andrea Vitali

“Djemtë e Belanos”

Përktheu: Adrian Beshaj

Botimet: “Dudaj”

Protagonistët janë katër djem fshati, një bandë “marrokësh” që bëjnë lëmsh gjithë Belanon. Natyrisht që përfundojnë menjëherë në shënjestrën e mareshal Ernesto Makados, i cili njofton familjet dhe i fut në panik. Si një “melodi” dytësore, motra e njërit prej tyre, Filcina e imët, e zbehtë dhe e brishtë, sekretarja e përkryer që në kohën e lirë u kushtohet veprave të bamirësisë. Por edhe ajo, ashtu si heroina të tjera të Vitali-t, do të përfundojë duke na çuditur. Mjeshtër koncertor me ritëm gjithnjë ngulmues, Vitali e tejkalon veten në këtë roman të ri me një rrëmujë shpërthyese … “Vitali zotëron një aftësi rrëfyese që e dallon si zëdhënësin e provincës italiane me lëmshin e saj të historive midis skandaleve dhe thashethemeve”, thotë Michele Sovente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.