Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.42 ▼1.18%
ARI 4,673 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,008 ▼ -1.46% ETH $2,136 ▼ -2.5% XRP $1.4469 ▼ -1.05% SOL $88.5900 ▼ -1.84%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.42 ▼1.18 % ARI 4,673 ▲1.45 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.42 ▼1.18 % ARI 4,673 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj për datën 23 mars 2015

Alois Niederstätter

Historia e Austrisë

Shqipëroi: Genc Lafe
Botimet: “Dituria”

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vendbanimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe “Shtetit të Alpeve” të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro-Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit të 20. Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgjerojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor “Austri”.

Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shpikja e traditës
Shqipëroi: Doan Dani, Enis Sulstarova
Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

Shumë nga traditat, të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i “kulturës kombëtare” të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX; origjina e ritualeve perandorake në Indinë britanike dhe Afrikë; dhe përpjekjet e lëvizjeve radikale për të zhvilluar kundërtraditat e tyre.

Ky libër, me shtrirje kaq të gjatë, synon të hetojë ndërveprimin kompleks të së shkuarës me të tashmen, në një studim brilant të ritualit dhe simbolizmit. Lexuesi shqiptar nuk do ta ketë të vështirë të vërejë mekanizmat e shpikjes së traditave dhe përdorimin e tyre edhe në diskursin bashkëkohor shqiptar për të legjitimuar ekzistencën dhe veprimet e shtetit–komb modern.

Cristina Caboni
Shtegu i parfumeve

Përktheu: Renato Kalemi
Botimet: “Dituria”
Çmimi: 1000 lekë

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si ta mposhtë frikën e vet. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten.

Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi, atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta…

Nasi Lera
Të gjithë premtojnë Parisin

Botimet: “Toena”

Çmimi: 1000 lekë

Një vajzë e re që hyn në një Reality show, plot ëndrra dhe del prej andej me një dramë. Më pas, asaj i duhet të fshehë identitetin për të shmangur paragjykimet e shoqërisë. A do të bëhet Parisi, qyteti i njohur për dashurinë dhe romancat, toka e premtuar që do të shpëtojë përgjithmonë jetën e saj? Ky është subjekti i romanit më të ri të shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera. Një roman që sërish e merr temën nga realiteti ynë. Në letërsinë e Lerës ndihet gjithnjë grishja ndaj temave reale dhe prekja që kërkon t’i bëjë fenomene të ndryshme të shoqërisë, duke ironizuar përmes jetës së personazheve që sjell në libër.

Elisabeth Browning 

Disa rreshta për poeten e dashurisë

Elisabeth Browning“Si mund të të dua ty? – Si mund të të dua?/Lejomë të të tregoj mënyrën/Unë të dua deri në fund të thellësisë/ me shtrirjen dhe lartësinë që mund të arrijë shpirti im/ kur përtej trupit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.