☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.46 ▼1.08%
ARI 4,425 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,802 ▼ -2.82% ETH $2,065 ▼ -3.84% XRP $1.3670 ▼ -2.36% SOL $86.5500 ▼ -4.68%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,425 ▲1.11 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,425 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Liderët e BE-së sigurojnë dy miliardë euro për Ballkanin

Këtë e kanë thënë disa liderë të BE-së pas përfundimit të samitit në Bruksel, duke folur për rebalancin e kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2021-2027.

Liderët e BE-së të enjten miratuan vendimin unanim, duke siguruar edhe pajtimin e Hungarisë që për disa muaj e mbajti të bllokuar vendimin, për të cilin nevojitet pajtim unanim i të gjitha vendeve anëtare. Me këtë vendim ndahen gjithsej 65 miliardë euro për të plotësuar buxhetin e BE-së për katër vjetët e ardhshëm.

Nga këto, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afër 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal. Por 2 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto do të përfshihen në planin e BE-së për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë plan e kishte prezantuar më herët Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tash.

Tash duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiarë për rritje ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka përmendur paketën e përgjithshme prej 6 miliardë eurosh. Por, nga to, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit.

Ndërsa, për Kosovën dhe Serbinë do të ketë edhe kushtëzime specifike që kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.