☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.02 ▲2.14%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +4.51% ETH $2,160 ▲ +6.22% XRP $1.4224 ▲ +4.24% SOL $91.1900 ▲ +6.79%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Liderët e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe të Serbisë do të takohen në çdo 3 muaj

Përfundoi samiti katërpalësh në Beograd mes Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë.

Pas forumit Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se katër shtetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë mbi të gjitha projektet e tyre të deritanishme në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. Borisovi u kushtoi një vëmendje të posaçme veprimeve aktive me Greqinë për ndërtimin e autostradës Sofja-Selaniku dhe për lidhjen e terminalit të gazit në Aleksandrupolis. Nga ana e vet Presidenti serb Vuçiç e falënderoi Bullgarinë për përpjekjet e saj gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së këtë vit në përkrahje të perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dăncilă ripohoi se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet edhe i Presidencës Evropiane të shtetit të saj, e cila do të startojë vitin tjetër. Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras komentoi se samiti i radhës i liderëve në këtë format ka treguar se Gadishulli Ballkanik mund të kontribuojë për rendin e ditës të Evropës dhe se Ballkani nuk është një regjion i klasës së dytë. U mor vendim që liderët e katër shteteve të takohen në çdo tre muaj dhe t’i bëjnë një bilanc përparimit të tyre në kuadrin e projekteve të përbashkëta për autostradat, vijat hekurudhore dhe lidhjet e gazit.

Në kuadrin e forumit të nivelit të lartë ministrat e sportit të Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe të Rumanisë u morën vesh për krijimin e një komisioni për përgatitjen e një kandidature të përbashkët të katër shteteve për mikpritjen e Kampionatit Botëror të Futbollit gjatë vitit 2030. U arrit gjithashtu marrëveshje për kandidaturën e përbashkët për Kampionatin Evropian të Futbollit gjatë 2028-ës dhe 2032-ës.

Greqia shpalli se përfshihet në kandidaturën e përbashkët të Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Kampionatin Evropian të Volejbollit gjatë vitit 2021.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.