☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Lideri i rebelëve: Marrëveshja e Minskut mund të dështojë

Një lider i rebelëve në lindje të Ukrainës ka deklaruar se marrëveshja e paqes e arritur në Minsk do të dështojë në rast se Kievi nuk njeh pavarësinë e zonave të kontrolluara nga rebelët.

1429338964rebelsAleksandar Zakharchenko tha për BBC se ai donte ta zgjeronte të vetëshpallurën Republika e Donetskut dhe se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Perëndimi në Minsk nuk po implementohet nga qeveria.

“Ukraina nuk do që të zgjidhim të gjitha çështjet. Nëse duhet të zgjidhësh diçka, atëherë duhet të veprosh, të ecësh përpara dhe të zgjidhësh gjithçka që është e përfshirë në konflikt”, tha Zakharchenko.

Nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, atëherë marrëveshja e Minskut mbetet e paplotësuar dhe e pakuptimtë. Lideri i rebelëve e akuzoi gjithashtu Kievin se po përgatitet për luftë, akuzë kjo e hedhur poshtë.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, Kievi mund të shkaktojë së shpejti një konflikt tjetër, duke sulmuar Donetskun apo çdo qytet tjetër të Republikës Popullore të Donetskut”, tha Zakharchenko.

Në bazë të marrëveshjes së mbështetur nga liderët evropianë, qeveria ukrainase pretendon se zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje do të mbeten pjesë e vendit. Por kreu i rebelëve insiston se ajo duhet të njihet ligjërisht si një territor i pavarur.

“Ukraina ka ndërprerë rrogat, pensionet dhe pagesa të tjera që një shtet është i detyruar t’u paguajë qytetarëve. Duke bërë këtë, de fakto na kanë njohur”, shtoi Zakharchenko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.