☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ligj i ri për medaljet në ushtri

Një ligj i ri për medaljet në Forcat e Armatosura, i përcjellë për shqyrtim në parlament, synon njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që shërben në ushtrinë shqiptare.
mbrojtjeProjektligji, i organizuar në 36 nene, ka objekt përcaktimin e medaljeve, kritereve të dhënies, autoriteteve që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak e civil që shërben në ushtri, si dhe për ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta.
Ky ligj do të zbatohet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë saj, aty ku personeli ushtarak shqiptar dërgohet me mision, shërbim, stërvitje të përbashkët apo mision diplomatik.
Subjekt i projektligjit janë ushtarakët aktivë, në rezervë, lirim ose në pension, personeli civil, repartet e Forcave të Armatosura, si dhe ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta në ushtri.
Në kapitullin e dytë të draftit renditen autoritetet përgjegjëse për dhënien e medaljeve, llojet e tyre dhe motivacioni përkatës.
Autoritetet përgjegjëse për dhënien e medaljeve janë: ministri i Mbrojtjes; Shefi i Shtabit; komandantët e forcave; komandantët e komandave mbështetëse; komandantët e batalioneve/flotiljeve/regjimenteve dhe ata të kompanive.
Ministri i Mbrojtjes do të japë: “Medalja e nderit”; “Medalja e mirënjohjes”;
medalja “Në shërbim të Atdheut”; medalja “Për shërbime të shquara”; d) medalja “Për shërbime të larta”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura do të japë: medalja “Shpëtimtari”; “Medalja e trimërisë “; “Medalja e sakrificës”; “Medalja e karrierës”; etj.
Komandantët e forcave dhe strukturave mbështetëse do të kenë autoritetin e dhënies së “Medaljes së ushtarit”; “Medalja e pilotit”; “Medalja e marinarit”, etj.
Medaljet do të shoqërohen dhe nga një çertifikatë, modeli i së cilës do të përcaktohet nga ministri i Mbrojtjes.
Përveç medaljeve që do të jepen sipas projektligjit, ushtarakët aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, si dhe punonjësit civilë të Forcave të Armatosura, do të gëzojnë të drejtën të mbajnë edhe medalje, dekorata, apo tituj nderi të dhëna nga institucione dhe autoritete të tjera publike, si dhe nga institucione dhe autoritete të shteteve të tjera.
Me udhëzim të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, do të përcaktohet mënyra e mbajtjes së medaljeve në uniformën ushtarake. Dhënia e medaljeve do të shoqërohet me një shpërblim financiar, masa e të cilit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ligji i ri parashikon njiohjen e medaljeve të dhëna përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.