Ekonomia

Ligji 7501/ Doni titujt e pronësisë?! Ja afatet dhe procedurat

Do të mjaftonin më pak se 4 muaj që qytetarët që kanë në përdorim tokë bujqësore të ndarë me ligjin 7501 të pajiseshin me titull pronësie. Ky nuk do të ishte më një parashikim nëse institucionet përgjegjëse do të respektonin në mënyrë rigoroze afatet ligjore.

Lindita Tako, drejtore e Komisionit për verifikimin e titujve të pronësisë (KVVTP) në Prefekturën e Tiranës, thotë se numri i familjeve të cilat nuk kanë titull pronësie pavarë- sisht se përdorin sipërfaqe toke, është shumë i madh dhe po ashtu edhe ngarkesa e institucioneve të përfshira në këtë proces. Përmes një interviste dhënë për gazetën, Tako sqaron procedurat që duhet të ndiqen për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Prej 2008-s nuk ka ndarje të tokës bujqësore mbështetur mbi Ligjin 7501, datë 19.07.1991, por është në proces pajisja me tapi e familjeve që i kanë në posedim këto sipërfaqe. Cila është situata aktuale dhe problematikat e vërejtura?

Kjo është e vërtetë, pasi me hyrjen në fuqi të Ligjit 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ish-Komisionet e Ndarjes së Tokës të krijuara në bazë të nenit 7 të ligjit nr. 7501 “Për tokën”, të ndryshuar, mbaruan funksionimin dhe veprimtarinë e tyre për ndarjen e tokës. I gjithë dokumentacioni i ndarjes së tokës, i disponuar nga Komisionet e më- sipërme, u dorëzua pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Me ligj u krijuan Komisionet e Verifikimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), pranë prefektëve të qarqeve, objekt i punës i së cilave është verifikimi i vlefshmërisë ligjore të krijimit të akteve të marrjes së tokës në pronë- si (AMTP), të krijuara deri në hyrjen në fuqi të Ligjit 9948, datë 7.7.2008, proces i cili vazhdon ndërkohë. Nisur nga evidentimi i shumë rasteve ku familjet bujqësore kishin në përdorim sipërfaqe toke (të ndara ndërkohë nga ish-Komisionet e Ndarjes së Tokës), apo Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim të pa kthyer në Pronësi, rifilloi procesi i pajisjes me AMTP, proces i cili vijon sot e kësaj dite, si në territorin e ish-Kooperativave Bujqësore, ashtu edhe në territorin e ish-Ndërmarrjeve Bujqësore. Kështu, me Ligjin nr.172/2014, datë 18.12.2014, dhe VKM –të nr.337 dhe 338, datë 22.04.2015, Njësitë Administrative dhe Bashkitë përkatëse, kanë detyrimin ligjor që të pajisin me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi në territorin e ishKooperativave/Ndërmarrjes Bujqësore, ato subjekte të cilët plotësojnë kriteret e vendosura me Ligjin dhe VKM-të e më- sipërme. Në lidhje me situatën aktuale si dhe me problematikat e vërejtura, duhet thënë që zbatimi në praktikë i VKM-së dhe Ligjeve të mësipërme, për sa i përket procesit të pajisjes me AMTP, nuk ka pasur ecurinë e pritur, madje në disa Njësi Administrative thuajse nuk ka nisur fare, edhe pse ka shumë familje bujqësore, të cilët e përdorin tokën bujqësore të ndarë nga ish-Komisioni i Ndarjes së Tokës, por që nuk kanë përfituar AMTP në lidhje me të.

Çfarë procedure ndiqet aktualisht dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekin qytetarët?

Kemi rastin e përmendur më lart, kur qytetari nuk ka akt të marrjes së tokës në pronësi, por është posedues i tokës dhe rastin kur e kanë AMTP-në dhe nuk janë paraqitur për regjistrim në ZVRPP. Në të dy rastet, qytetari duhet të paraqitet në Njësinë Administrative përkatëse ku paraqet pretendimin. Këta të fundit e verifikojnë problemin, hartojnë planvendosjet e pronës, verifikojnë qenien banor më 01.08.1991 të qytetarit në atë fshat, më pas plotësojnë dokumentacionin dhe e përcjellin në Bashkinë përkatëse. Kjo e fundit nëse e gjen të bazuar e dërgon për regjistrim në ZVRP. Në të kundërt, për verifikim ligjshmërie në Komisionin VVTP pranë prefektit. Aktualisht ka kërkesa pranë njësive administrative, të cilat po përpunohen në përputhje me procedurat e VKM-ve të sipërcituara.

Cilat janë dokumentet që duhet të dorëzohen?

Siç edhe përmenda më sipër, procesi i pajisjes me AMTP, si në territorin e ish-Kooperativave Bujqësore, ashtu edhe në atë të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, bazohet në Ligjin 171 dhe 172, datë 18.12.2014 si dhe VKM-të e dala në zbatim të tyre. Procesi i mësipërm, fillon me një afishim të cilën Njësia Administrative apo Bashkia përkatëse duhet të bëjë në ambientet e dukshme të institucionit, gazetë kombëtare etj, në mënyrë që të vejë në dijeni qytetarët në lidhje me fillimin e këtij procesi si dhe dokumentacionin e kërkuar, si dhe më pas, Njësia apo Bashkia përkatëse, i drejtohet ZVRPP-së dhe Këshillit të Qarkut në lidhje me hartat kadastrale të fshatrave përkatëse etj. Dokumentacioni i kërkuar nga ana e familjeve bujqësore, në lidhje me përfitimin e AMTP-së si në territorin e ish-KB ashtu edhe në atë të ish-NB, është si më poshtë: kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës; planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët; certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e Bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese ose individi, në favor të së cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992 (për ish-NB), të cilët nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre që prej kësaj date; dokumentacionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave; aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë (për ish-NB).

A ka pasur interes nga ana e qytetarëve për të përmbyllur këtë proces?

Interesi i familjeve bujqësore për të përfituar AMTP është shumë i lartë, dhe po aq shumë i lartë është interesi i tyre për të filluar procedurën administrative të verifikimit të AMTPve të krijuara para vitit 2008 nga ana e ish-Komisioneve të Tokës, akte këto për të cilat janë vërejtur problematika të shumta. Familjet të cilat kanë në përdorim sipërfaqe toke bujqësore, të cilat kanë mbi 20 vite që presin nga shteti shqiptar pajisjen me titullin e pronësisë (AMTP), kanë tashmë një mundësi reale të përfitimit të saj, si dhe nuk kanë pse t’i drejtohen më Gjykatës dhe institucioneve të tjera, ku gjatë gjithë këtyre viteve janë “përplasur”, por pa gjetur kurrë të drejtën e tyre të pronësisë. Mungesa e një titulli pronësie për sipërfaqet e tokës bujqë- sore, që ndërkohë ishin në përdorim nga familjet bujqësore, ka qenë dhe vazhdon të jetë një problem i madh në shoqërinë shqiptare, problem ky i cili tashmë merr zgjidhje ligjore dhe të shpejtë. Procesi i pajisjes me AMTP bazuar në Ligjet dhe VKM-në e mësipërme, është i lidhur ngushtësisht me atë të verifikimit të Akteve të Pronësisë të krijuar para vitit 2008 si dhe me vetë funksionin e KVVTP-së, si i vetmi organ administrativ, i cili mund të kryejë procesin e verifikimit, por që ndërkohë ka rolin e tij edhe në procesin e pajisjes se akteve të marrjes së tokës në pronësi (kështu, evitohen përplasjet midis subjekteve që ndërkohë janë pajisur me AMTP, me ato të cilët pretendojnë të përfitojnë një të atillë).

Sa kohë duhet për pajisjen me Aktin e Pronësisë?

Procesi i mësipërm nuk ka një afat të përcaktuar, pasi është i ndërvarur nga përgjigjet apo veprimet e disa institucioneve njëkohësisht (VKM e mësipërme përcaktojnë qartësisht se cila është detyra e disa institucioneve në këtë proces), por që me pak vullnet dhe përgjegjshmëri nga ana e tyre, nëse u përmbahen përcaktimeve të Ligjeve dhe VKM-së së më- sipërme, një subjekti nuk do t’i duhet më shumë se 3 apo 4 muaj. Në rast se të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, zbatojnë me përpikmëri detyrat e vendosura nga Ligjet dhe VKM-ja e mësipërme, procesi i pajisjes me AMTP i subjekteve përfitues, mund të përfundojë brenda pak viteve. Duhet marrë parasysh se numri i familjeve bujqësore, të cilat nuk kanë titull pronësie, pavarësisht se përdorin sipërfaqe toke, është shumë i madh, dhe po ashtu edhe ngarkesa e institucioneve të përfshira në këtë proces, të cilët përveçse funksioneve të tyre specifike, tashmë do t’u duhet të plotë- sojnë edhe detyrat ligjore në lidhje me këtë proces. Më pas, bazuar në VKM-në nr.994, datë 9.12.2015 “Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronë- si”, AMTP-të e krijuara bazuar në Ligjet dhe VKM-në e më- sipërme, dërgohen për regjistrim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku më pas qytetari pajiset me certifikatë pronësie.

Është thënë se fundi i këtij viti do të shënojë edhe fundin e këtij procesi. Sa mundësi ka të ndodh kjo?

Siç e thashë edhe më sipër, procesi i pajisjes me AMTP nuk ka asnjë mundësi të përfundojë në fund të këtij viti. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i vendosim një afat, një procesi në bazë të të cilit është e drejta e tij e pronësisë, e mohuar padrejtë- sisht përgjatë këtyre viteve. Në rast se Ligjet dhe VKM-ja e mësipërme, do të gjejnë zbatim korrekt dhe institucionet e përfshira në këtë proces do t’i përmbahen përcaktimeve të vendosura në to, ky proces mund dhe duhet të përfundojë brenda pak viteve, por kurrsesi nuk mund të përfundojë në fund të këtij viti. Në rast se i jepet fund këtij procesi, me situatën aktuale kur Njësitë dhe Bashkitë përkatëse, sapo kanë filluar t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë në mënyrë korrekte Ligjet dhe VKM-të e mësipërme si dhe vetë procesin e pajisjes me AMTP, do të bëhej një tjetër “padrejtësi” në kurriz të përdoruesve të tokës bujqësore, të cilat nuk disponojnë Aktin e Pronësisë, pavarë- sisht se këtë të drejtë ua kanë mohuar ish-Komisionet e Ndarjes së Tokës Bujqësore./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button