“Ligji do të bëhet të jemi të qartë!”, Rama: Kritikat për Amnistinë, goditje nën brez. Nga partnerët kërkoj respekt reciprok
Sakaq, Rama i konsideroi ‘goditje nën brez’ kritikat e partnerëve ndërkombëtare për Aministinë Fiskale dhe Penale, ndërsa kërkoi prej tyre respekt reciprok.
“Jemi përpjekur të ftojmë të gjithë ata që janë përfshirë në proces, ndërkohë kemi ndjekur me vëmendje kritikat apo edhe goditjet nën brez në ndonjë rast edhe të porositura kundër aministisë. Dua t’iu kujtoj partnerëve se bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte, dhe ndryshe nga shumë vende të tjera. Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Një kosto që nëse lufta zgjat, mund të bëhet e papërballueshme
Fatura e energjisë në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 eurove nga 50-60 para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe biznesit të vogël. Nga dalin këto para, ndërkohë jemi të vetëdijshëm se paketa e parë e mbështetjes, nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Një hall që vijon ndërkohë që paketa ka përfunduar. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër, dhe nuk është materializuar si duhet nga një presion I brendshëm dhe I jashtëm që sot ka patur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Sot, Shqipëria ka në vend një sërë strukturash që mund të garantojnë me efikasitet implementimin.
Ne nuk e kemi menduar sot aministinë, e kemi menduar që ditën e parë në qeveri, por nuk e kemi propozuar se ishte një ide që nuk I kishte ardhur koha. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe në kokë, si tërmeti. Qeveritë kur angazhohen për amnisti angazhohen në funksion të thithjes së parasë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë. Dhe që t’I vish Shqipërisë t’I thuash se Amnistia është e papranueshme është mungese respekti për Shqipërinë.
Dhe ju them partnerëve, respekti reciprok është A-ja e punës time në funksion të drejtimit të Republikës. Me respekt mund të refuzohet cdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë sin ë të gjitha vendet që ne na japin mësim, kjo nuk është e drejtë.
Kemi bërë një punë gati tre vjecare. E shtymë këtë proces sepse sistemi ynë, e gjithë ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte ende e ngritur, sot e kemi. Strukturat e reja të drejtësisë, nuk ishin të ngritua sot janë. Procesi I fiskalizimit nuk ishte I ngritur, sot është. Dhe cohen Dhoma Tregtie me flamuj të vendeve partnered he të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë është mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqipërisë për të patur të drejtën e saj.
Institucionet Financiare të luftës kundër krimit mund të kenë të drejtën e tyre, po dhoma tregtie.. më nxirrni një biznesmen në Shqipëri të thotë nuk duhet amnistia. Të diskutosh për thelbin elementet e ligjit është gjëja që ne duam. Port ë vësh përpara një barrier për të thënë ‘kjo nuk bëhet’, kjo është e papranueshme. Të flasim hapur pse nuk bëhet, se paratë e shqiptarëve janë më mirë jashtë. Shqiptarët janë në disa vende të Europës, pjesë strategjike e motorëve te ekonomisë së atyre vende.
Sot një emigrant shqiptar nga Anglia, meqë e ka merak të madh Amnistinë Fiskale, për të sjellë një shumë qesharake këtu duhet të heqë picir. Për të marr përsipër për të blerë një apartament duhet të ketë në qafë të gjithë shtetin, për cfarë? Për paratë që ka bërë me punë atje. Mendoni se po nuk u bë aministia Shqipëria do bëhet një vend që do formalizojë CASH. Është vendi i fundit në tregun bankar kur të tjerët kishin banka ne kishim kooperativat.
Isha me kryeministrin e Holandës, dhe më tregoi se ka bërë Amnisti totale pas Luftës së dytë Botërore. Të gjithë e kanë bërë dhe ne jo, pse? Ka risqe patjetër që ka. Por po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta. Po bëjmë një ligj që krahasuar me aministitë fiskale e penale në BE është shumë më i shtrënguar. Janë 34 lloje kategorish të përjashtuar, subjekte të OFL, të hetuar e dyshuar nuk kanë mundësi të amnistohen. Për cfarë flasim ne tani këtu? Kemi të bëjmë me njerëz që duan t’I thonë Shqipërisë kjo nuk bëhet, ju jeni me bisht, se tjetër nuk ka. Bujrum na thoni kështu ose ashtu, por jo kjo nuk bëhet. Dhe janë njerëz që nuk e kanë lexuar ligjin. Amnistia përfundon në momentin që ti depoziton paratë, pas kësaj nëse gjendesh në cilin do nga subjektet në ligj, ato para sekuestrohen në momentin që personi del I lidhur me një nga ato subjekte.
Ne do e bëjmë këtë ligj, që të jemi të qartë! Dhe duam ta bëjmë sa më të mirë. Ndaj ligji ka pësuar edhe ndryshime. Kemi vënë tavanin 2 mln euro familjare. Kemi vendosur që për 5 vjet ti paratë do t’I sjellësh në Shqipëri, do I investosh në Shqipëri. Ne kemi konsultuar popullin për këtë, në këshillimin kombëtar, 66% e atyre që morën pjesë kërkuan që emigrantëve shqiptarë, por edhe ata që janë këtu, kanë thënë Po kjo duhet bërë. Kjo vjen si rezultat i të marrurrit pak si lehtë i Shqipërisë. Nuk kanë faj partnerët, kur ne bëjmë raporte për organizma ndërkombëtare nxijmë imazhin e vendit me këto raporte, s’kanë faj ata.” u shpreh Rama.