☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ligji i dekriminalizimit- Komisioni i Posaçëm unanim për ndryshimet kushtetuese

Në mbledhjen e Komisionit të Posacëm per Dekriminalizimin, te zhvilluar te henen pasdite, është rënë dakort në mënyrë unanime nga anetarët për ndryshimet kushtetuese, që bëjnë të mundur miratimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi, pas mbledhjes u shpreh për mediat se “Duke qenë se ka nevojë të vazhdojmë diskutimin në aspektin teknik, komisioni vendosi  te shtyjë për një moment të dytë përmbylljen e miratimit të çdo neni të paketes per ndryshimet kushtetuese. Besoj se shumë shpejt komisioni do ta çojë për shqyrtim paketen ne seancën plenare te Kuvendit. E njëjta frymë që mbizotëroi ditën e premte, ku u diskutua projktligji për integritetin e personave që duan të zgjdhen apo do të mbajnë një funksion publik, mbizoteroi dhe sot në Komisionin e Posacëm, përsa i përket ndryshimeve kushtetuese”.

Ai theksoi se “Duhet të kemi parasysh se qoftë Kushtetuta, qoftë rregullorja e Kuvendit, kane rregulla strikte për mënyrën se si ndryshohet Kushtetuta dhe të gjithë anetarët e këtij komisioni janë të vetëdishëm për të repektuar cdo rregull qe ky proces të mbyllet sa më shpejt. Kjo do te krijoje mundesine qe të bejmë të mundur ndryshimin e legjislacionit shqiptar përsa i përket integritetit publik të atyre që zgjidhen apo kanë funksione publike”.

“Kushtetuta nuk ndryshohet brenda një nate dhe unë vlerësoj propozimin e bërë dhe sigurisht optimizmi është i madh qe ky proces të realizohet sa me shpejt e të mos marri shumë kohë”, theksoi ai.

Ndërsa n/kryetari i komisionit, deputeti i PS-se, Taulant Balla, theksoi se “Kushtetuta kërkon edhe një konsultë publike dhe testi do të behet publik dhe cdokush që mund të komentojë dhe të jape kontribut është i ftuar. Por, sic theksoi edhe kryetari Bylykbashi, Kushtetuta është një dokument, i cili kërkon sa më shumë përmbledhje edhe në teknikën legjislative, pasi nuk mund të zgjatemi me tekste pa fund kur disa gjëra mund të bëhën shkurt”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.