☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji i ri falimenton kompaninë e lojërave të fatit “Arbi D”, lë pas 2.6 mln euro borxhe

Gjykata e Tiranës e ka mbyllur një procedurë dyvjeçare falimenti ndaj kompanisë “Arbi D” me aktivitet në sektorin e lojërave të fatit, për shkak të vështirësisë që ka hasur subjekti pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për lojërat e fatit në vitin 2015.

Sipas të dhënave që zbardhen në vendimin e gjykatës për falimentin shihet se nga aktet e paraqitura në gjykim shoqëria “Arbi– D” sh.a. ka detyrime për të paguar kundrejt të tretave në vlerën totale 359.110.001 lekë ose 2.6 milionë euro.

Kompania ishte licencuar si e tillë nga Ministria e Financave, me leje për lojëra fati për kategorinë «lojëra elektronike» nr. 43 dt. 11 shtator 2013, kjo me një afat 10-vjeçar.

Veprimtaria e kësaj shoqërie ka vazhduar rregullisht si e tillë deri në muajin dhjetor të vitit 2014, kohë pas së cilës rezulton se shoqëria për shkak të vështirësive të saja financiare nuk likuidoi detyrimet ndaj të tretave, – thuhet në vendim e gjykatës për falimentin.

Krahas këtij fakti rezulton se kësaj shoqërie i ka përfunduar vlefshmëria e licencës së dhënë nga Ministria e Financave për këtë kategori lojërash fati që prej shtatorit të vitit 2013 dhe nuk ekziston më asnjë mundësi ligjore për rinovimin e saj. Kjo për arsyen e thjeshtë se neni 5 i ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” e përjashton kategorinë e lojërave elektronike nga kategoritë e lojërave të fatit të parashikuara dhe për pasojë nuk ekziston asnjë mundësi efektive për vazhdimësinë e kësaj veprimtarie, sqaron gjykata nëpërmjet vendimit.

Situata financiare e shoqërisë ka sjellë pasoja me mbingarkesa të borxheve që ka, pasi ajo nuk është në gjendje të tillë financiare që të mund të kryejë shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare që kanë afate maturimi të mëvonshme.

Gjatë kësaj periudhe, sipas pohimit të përfaqësueses së palës kërkuese, kundër shoqërisë “Arbi – D” sh.a. kanë filluar disa procese administrative për pagime të detyrimeve me natyrë tatimore e doganore të cilat nuk mund të ndiqen për t’u ankimuar nga ana e shoqërisë për mungesë të likuiditeteve dhe gjendjes së saj të rënduar financiare për shkak të ngarkesës me borxhe.

Shoqëria ndodhet në gjendje të mbingarkesës me borxhe pasi vlerat e pasurive të saj nuk mbulojnë detyrimet ndaj të tretëve dhe në bazë të rrethanave, konkretisht referuar të ardhurave për vitin 2015 ato kanë qenë në masën 0 lekë. Për këto arsye gjykata ka vendosur falimentin e kompanisë. Përfundimi i këtij procesi ka zgjatur më shumë se dy vite.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.