Ekonomia

Ligji i ri, mbështetje investimeve stategjike në Shqipëri

Ligji i ri për investimet strategjike në Shqipëri ka përcaktuar 6 sektorët strategjikë, ku një plan investimi dhe fondi përkatës mundësojnë një sërë lehtësish dhe mbështetjesh për sipërmarrje të reja.

TAP_punime_Shqiperi_2015Referuar ligjit të ri sektorët strategjikë janë sektori energjetik e minerar, transporti dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia, zonat ekonomike dhe zonat me përparësi zhvillimi.

Në sektorin energjetik dhe minerar, investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milion euro, në mënyrë që të kategorizohet si investim strategjik dhe të përfitohen proçedura të lehtësuara ose proçedura të veçanta. Me të njëjtën vlerë financimi, kategorizohet si strategjik edhe sektori i transportit e infrastrukturës.

turizem-466x350Për sektorin e turizmit dhe zonat ekonomike, vlera e investimit është më e ulët por e kushtëzuar me hapjen e vendeve të reja të punës. Për sektorin turizëm, vlera e investimit duhet të jetë 5 milion euro, por duhet të mundësojë minimalisht 80 vende të reja pune.

Ligji parashikon lehtësi edhe për sipërmarrjen në sektorin bujqësi e peshkim ku investimi duhet të jetë mbi 3 milion euro ndërsa për sektorin zonë ekonomike, investimi duhet të jetë 5 milion euro. Pritshmëritë e qeverisë janë që falë risive që sjell ky ligj, niveli i investimeve në Shqipëri të rritet ndjeshëm, ashtu sikurse, të përmirësohet klima e biznesit dhe niveli i punësimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button