Parlamentare
Ligji “Për karrierën ushtarake” – Kuvendi rrëzon me 80 vota dekretin e Presidentit
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/2201-Deputeti-i-LSI-se-Spartak-Braho-Foto-ATSH-ARKIVE-472x3501.jpg)
Kuvendi rrëzoi të enjten me 80 votat e deputetëve të mazhorancës dhe 2 abstenime dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, i miratuar pak javë më parë në seancë plenare.
Para votimit të dekretit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë, i cilësoi të pabazuara arësyetimet e përdorura nga Kreu i Shtetit.
“Ligji nuk uzurpon asnjë kompetencë kushtetuese të Presidentit në cilësinë e tij si komandant i FA-së”, u shpreh Braho.