Ligji tatimor, tregtarët protestojnë para kryeministrisë
Tregtarët e qytetit të Tiranës kanë protestuar sot në mëngjes para kryeministrisë për të kërkuar masa lehtësuese për biznesin e mbiznesesëm dhe të vogël.
Protestuesit mbanin parulla në duar, ku kërkonin, heqjen e gjobave, drejtësi dhe lehtësira për bizneset e tyre. Ata kanë kërkuar shfuqizimin e ligjin për procedurat tatimore, duke theksuar se është një gjë që s’ndodh në asnjë vend të botës.
Ata e akuzuar kryeministrin Rama se i ka shpallur luftë biznesit. Përfaqësuesit e protestës deklaruan se do ta apelojnë ligjin për biznesin në Gjykatën Kushtetuese.
Për mbarë vajtjen e protestës, policia ka bllokuar bulevardin nga Piramida deri tek kryeministria.
Po ashtu në protestë kanë dalë edhe tregtarët në qytetin e Korçës, ndërsa në Fier tregtarët kanë dale kundër kasës fiskale.