Lihet në burg ish-zyrtarja Alda Klosi/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e saj për zbutje të masës së sigurisë
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho në një deklaratë për mediat tha se duhet të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga Rozeta Dobi.
Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.
Pak ditë më parë, ish-zyrtares iu sekuestrua një apartament dhe një garazhd.
Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish-zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.