roze

Lil Wayne përfundon sërish në spital

Lil Wayne është shtruar përsëri në spital pas një krize serioze epilepsie, duke e detyruar atë të anulonte një performancë në një klub nate në Las Vegas. Ka kaluar thuajse një muaj që nga hera e fundit kur avioni i tij privat bëri një ulje të menjëhershme për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore.

Miqtë e reperit përfshi Nicki Minaj dhe 2 Chainz janë tepër të shqetësuar për shëndetin e Wayne. Një burim i afërt me Lil ka deklaruar për “Hollywoodlife.com”: “Lil Wayne nuk është mirë. Duket sikur nuk e do më jetën pasi nuk kujdeset për të. Çdo mbrëmje shkon performon. Nicki dhe 2 Chainz janë përpjekur ta bindin atë ta ulë pak ritmin e punës por nuk ja kanë dalë dot”.

Reperi raportohet të ketë dalë nga spitali dhe tani po pushon në Miami. Mendohet se shkak i këtij incidenti të ketë qenë përzierja e disa ilaçeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button