Kosova

Limaj: Gjykata Speciale shkel sovranitetin e popullit

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kolegët e tij deputetë që të mos ngrenë dorën për votim kur në rend të ditës, në seancën e Kuvendit të Kosovës të jenë amandamentimet për ndryshime kushtetuese rreth Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë për Fatmir Limajn është veç se shkelje e sovranitetit të Kosovës dhe se krijimi i saj do të jetë një shenjë e cila do të mbahet mend nga kjo legjislaturë.

Për Limajn, Kuvendi i Kosovës është vetëm një kukull të cilës i kërkohet të ngrish dorën, e nuk e ka rolin e tij që sipas kushtetutës të vendos me pavarësi të plotë.

Këto kërkesa erdhen pasi që Komisioni për Legjislacion procedoi në Kuvend amendamentin për ndryshime kushtetuese e cila i hap rrugë themelimit të kësaj Gjykate Speciale.

Kundërshtime dhe kërkesa për të mos shkuar ky amendament pat edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetare e këtij komisioni Albulena Haxhiu.

Ajo mori vetëm tri, kundrejt gjashtë votave që ishin për procedimin e këtij amendamenti pa rekomandime për seancën.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ky amendament duhet t’i shkojë seancës dhe janë deputetët që vendosin se si do të procedohet më tutje.

E deputetja Doruntinë Maloku ka thënë se nëse vetë nuk e formojnë Gjykatën Speciale, atëherë do ta formojë Këshilli i Sigurimit dhe Kushtetuta e Kosovës lejon bartjen e sovranitetit tek një institucion tjetër ndërkombëtarë në raste të veçanta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button